GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

21:16 - 24/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO lë në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme  ka rrëzuar sërish kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë duke lënë në qeli 8 ish zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë. Ish zyrtarët kërkuan lirimin nga burgu, por gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit më 30 korrik për t’i lënë në qeli. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.

Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në “arrest shtëpie”.

Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Etiketa: GJKKOtender

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj
Aktualitet

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Para
3 rregulla të arta për një zemër të shëndetshme

3 rregulla të arta për një zemër të shëndetshme

TË FUNDIT

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com