GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BE do vendosë një karikues universal për të gjithë smartphone-t

në Ekonomi & Sociale, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
BE do vendosë një karikues universal për të gjithë smartphone-t
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian ka thënë se do të vendosë një karikues universal për smartphone-t. Kalimi në një kabllo standarde USB-C do të sillte një goditje për gjigantin amerikan të teknologjisë Apple.  

Komisioni Evropian propozoi këtë javë (24.09) kabllot USB-C si një standard të unifikuar për teknologjinë e karikimit të smartphone-ve në të gjithë bllokun.

Propozimi krijon një përplasje të mundshme midis BE-së dhe Apple, e cila deri më tani i ka rezistuar përpjekjeve për të imponuar një lloj karikuesi universal.

BE ka kërkuar prej kohësh një karikues standard për të gjithë smartphone-t.

Brukseli thotë se situata aktuale, në të cilën ka tre opsione kryesore të karikuesit, është “e papërshtatshme”.

“Konsumatorët evropianë janë të zhgënjyer prej kohësh me karikuesit e papërdorshëm që grumbullohen në sirtarët e tyre”, tha nënkryetarja ekzekutive e BE-së Margrethe Vestager në një deklaratë.

“Ne i dhamë industrisë shumë kohë për të dalë me zgjidhjet e saj, tani është koha për veprime legjislative për një karikues të njëjtë,” tha ajo.

Celularët e Apple përdorin ngarkues Lightning, ndërsa prodhuesit e tjerë përdorin ato micro-USB. Sidoqoftë, karikuesit USB-C, të cilët po përdoren gjithnjë e më shumë, do të ishin opsioni i preferuar i BE-së.

“Me gjithnjë e më shumë pajisje, shiten gjithnjë e më shumë karikues që nuk janë të këmbyeshëm ose jo të nevojshëm. Ne po i japim fund kësaj,” tha komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton.

Vendosja e USB-C si një standard kabllor në një tregun kaq masiv prej 450 milion njerëzish, mund të ketë një efekt vendimtar në tregun global të telefonave inteligjentë.

Etiketa: AppleBEkarikues universal

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse
Aktualitet

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse

08:09 - 17/07/26
Para
Debat i fortë në PD, Duma-Shehajt: Përdore lekët e llumit për të blerë vota. Bardhi: Kemi video, mos aktro. Basha: Call Centerat s’bëjnë sondazhe

Debat i fortë në PD, Duma-Shehajt: Përdore lekët e llumit për të blerë vota. Bardhi: Kemi video, mos aktro. Basha: Call Centerat s’bëjnë sondazhe

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com