GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Njeri vrau veten”, fermerët në Roskovec po falimentojnë: Duhet ndërhyrja e shtetit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Njeri vrau veten”, fermerët në Roskovec po falimentojnë: Duhet ndërhyrja e shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

150 fermerë të fshatit Suk 2 në Bashkinë e Roskovecit kanë dalë sot në protestë për shkak se fara e domates që kanë blerë në firmën “Alba Agro Ozgan” ka rezultuar e dështuar. Ata deklarojnë për mediat se, dhjetëra sera që janë mbjellë me farën e domates që është marrë në këtë kompani, nuk kanë dhënë prodhim, dhe më së shumti bimët janë pa kokrra.  Sipas tyre ky mashtrim i ka falimentuar ata sepse shumica prej tyre i kanë bërë serat me kredi.

Në këto kushte ata kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë, pasi humbja ekonomike që kanë pësuar është e papërballueshme.

“Dolëm piramidë, këtë problem duhet ta zgjidhë ai që ka sjellë farën dhe fidanin”, shprehet një prej fermerëve.

Një prej fermerëve kërcënon me vetëvrasje, duke kujtuar rastin e një bashkëfshatari të tij që i dha fund jetës pas moshlyerjes së kredisë që kishte marrë, pikërisht për ngritjen e serave me perime. “Jam fermer nga Suku, kemi mbjellë një farë që ka dalë skandal, urdhëroni shikoni diferencën mes farave, Ozgani na ka dalë skandal, urdhëro shiheni farat. Ku është shteti këtu të ngrejë dorën, ku është shteti, që do taksat tona. Njëri e vrau veten me pistoletë, po ne çfarë do të bëjmë, të vëmë dhe ne pistoletën te koka. Pse të iki unë sërish në Greqi, dua të punoj tokën time, ku është shteti këtu, që ti shohë këto”, thotë fermeri i irrituar.

Deri sot fermerët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, pavarësisht se prodhimi i serave është i vetmi burim për të ardhurat e tyre. Ata thonë se shteti ka për detyrë të kontrollojë ato firma që shpërndajnë fara dhe fidanë.

Etiketa: falimentimfermeresera

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
Kryeministri çek merr dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Kryeministri çek merr dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com