GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti jep përgjigje për ndërhyrjen e FSK: Veprimet do ndërmerren në përputhje me vlerësimin e situatës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti jep përgjigje për ndërhyrjen e FSK: Veprimet do ndërmerren në përputhje me vlerësimin e situatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën për shtyp ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit. Ai tha se vendimi do të merret vetëm kur policia e Kosovës të bëjë vlerësimin e sigurisë dhe shtoi se nuk duhet rënë pre e propagandës së Serbisë.

“Nuk është gjithçka siç e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrim do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë” – u shpreh Kurti.

Lidhur me reciprocitetin e targave kryeministri Kurti tha se është diçka të cilën Vuçiç nuk po e pëlqen, ndërkohë që mbi 9 mijë automjete kanë marrë targat e përkohëshme duke respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës.

“Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë, nga jeta praktike e qytetarëve që dëshirojnë lëvizje të lirë, mbi 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohëshme, asnjë prej tyre nuk e pati asnjë problem, unë besoj se ky është thelbi. Sigurisht që janë parë fluturaket e tyre edhe helikopterë edhe avionë të prodhimit rus, ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i njohim se kush janë në pushtet atje por ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimit të sigurisë tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të tillë e kemi vlerësuar” – tha ai.

Ditën e sotme në kufi të Kosovës janë parë avionë dhe helikopterë serbë dhe sipas mediave pranë pushtetit në Serbi, disa tanke po dërgohen drejt Jarinjes e Bërnjakut.

Etiketa: albinkurtiFSKKFORKonference

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni direkt pasi bëni vaksinën!

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni direkt pasi bëni vaksinën!

TË FUNDIT

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për...

Lexo më shumë
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com