GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shpallet projekti, Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare për Fëmijë “shkrihen” në 1 godinë

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpallet projekti, Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare për Fëmijë “shkrihen” në 1 godinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana nuk ka më objekte më të cilat identifikohet. Kur të tregojmë për kryeqytetin do e nisim rrëfimin me: “Na ishte një herë Teatri Kombëtar”, e më pas “Na ishte një herë Teatri i Kukullave”. Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, dyshja Elva Margarit dhe Erjon Veliaj kanë shpallur tenderin për hartimin e një projekti, për ndërtimin e një qendre multi-funksionale për fëmijë. Ish godina historike për shqiptarët, pasi ka qenë Parlamenti Shqiptar dhe më pas, një godinë tërheqëse për fëmijët, që prej 60 vitesh funksionon si Teatri i Kukullave nuk do të ekzistojë më.

Projekti i “Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave”, konsiston në kalimin në një godinë të vetme, të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, si dhe Teatrit të Kukullave, të cilat aktualisht ndodhen në dy zona të ndryshme. Referuar projektit, vendndodhja e re do të jetë Parku i Liqenit, përgjatë rrugës Dora Distria, përpara kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri.

“Qendra do të përkufizojë minimalisht sa vijon: Salla ekspozimi, Teatër kukullash, Hapësira mësimi dhe rekreacioni, Mjedise ndihmëse dhe funksionale, Mjediset publike, në funksion të aktiviteteve kulturore”, shkruhet në detajet e projektit.

Fondi për këtë tender është 41 666 667 lekë të reja pa TVSH. Duket se Veliaj dhe Margariti kanë kohë që merren me këtë projekt, pasi në dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë. Mësohet se tenderi do të zhvillohet në datën 20 tetor, teksa sipas afateve, gjithçka do të mbyllet në 2021-shin.

Ministria e Kulturës thotë se Teatri i Kukullave ka aktualisht ka 30 personel. Organigrama aktuale përbëhet nga: Drejtori i Përgjithshëm, 10 aktorë, 8 specialistë, 3 përgjegjës sektori dhe 8 punonjës të prapavijës. Sipas saj, salla e Teatrit të Kukullave ka një kapacitet prej 160 vende.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi një vendim të tillë 2 vite më parë në 2019 kur tha se: “Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron para fëmijëve. Unë mendoj se deri në fund të mandatit do të hapim themelet e Bibliotekës dhe Teatrit të Kukullave këtu tek Garda”.

Dy vite më pas, Ministria e Kulturës ka hapur një tender me procedurë “shërbim konsulence” dhe me objekt “hartim projekti për ndërtimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”.

    

Etiketa: kukullateatri

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të paguar administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi
Breaking Views

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…
Aktualitet

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
Para
Reagon Tabaku për shkarkimin e Ademit nga Shoqata e Bashkive: Përpjekje  autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia

PD: Varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës

TË FUNDIT

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Aktualitet

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku theksoi nevojën për...

Lexo më shumë
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

10:00 - 02/06/26
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbets10 girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş