GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tensionet në veri, Rama viziton Kosovën me ftesë të Kurtit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, Rama viziton Kosovën me ftesë të Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë nesër Kosovën. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e kabinetit të tij.
Kreu i qeverisë do të realizojë vizitën një ditore në Prishtinë, e cila vjen menjëherë pas udhëtimit në SHBA.

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Menjëherë pasi Rama u dekretua si kryeministër, Albin Kurti e uroi dhe e ftoi Ramën për një vizitë. Ndërkohë, kryeministri shqiptar iu përgjigj menjëherë ftesës dhe i tha Kurtit se do ta vizitonte sapo të kthehej nga SHBA-ja.

Në këtë takim do të diskutohet rreth përgatitjeve të një mbledhje të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Kohët e fundit, raporti mes Ramës dhe Kurtit ka qenë mjaft i ftohtë, shkak janë bërë diskutimet dhe qëndrimet për nismën “Open Balkan”, ku shpesh herë mes dy krerëve të qeverive ka pasur edhe “kunja”.

Kurti ka thënë se kjo nismë është  kundër interesave të shtetit që drejton, duke kërkuar më shumë bashkëpunim midis shteteve shqiptare.
Ndërsa, shefi i qeverisë shqiptare është shprehur se Kosova nuk mund t’i japë leksione Shqipërisë dhe se duhet të respektojë vendimet e saj.

Kjo vizitë vjen në një kohë tensionesh për Kosovën. Prej ditës së hënë, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Janirje dhe Bërnjak janë të bllokuara. 

Rikujtojmë, që kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi këtë situatë, ku ka kërkuar bashkëpunim nga ana e Kosovës dhe ndërhyrje nga BE për të zgjidhur çështjen.

Etiketa: albinkurtiEdiRamaKosoveShqiperi

Lajme të lidhura

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Para
Shtrenjtohen qiratë e banesave, Astiri dhe Fresku zonat më të lira

Shtrenjtohen qiratë e banesave, Astiri dhe Fresku zonat më të lira

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com