Zgjedhjet federale në qytetin Wuppertalit në Gjermani po ndërlikohen, ndërsa shkak është bërë zbulimi i një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Banorëve të kësaj zone banimi u është kërkuar të mos shkojnë në votime për momentin.
“Ka pesë qendra votimi brenda një rrezeje prej 500 metrash nga bomba”, tha një zëdhënëse e bashkisë.
Votuesit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi. Çaktivizimi i pajisjes së pashpërthyer ishte planifikuar sot. Pasi të bëhet kjo, banorët mund të shkojnë në qendrat e votimit.
Bomba u gjet dje, jo shumë larg lumit Wupper.
Gjatë natës, shtëpitë përreth u evakuuan. Rreth 1 500 persona jetojnë në këtë zonë.