GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

10 njerëzit që inspiruan gjithë botën!

17:47 - 26/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 6 min
A A
10 njerëzit që inspiruan gjithë botën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Por, fatkeqësisht, ekzistojnë dhe raste kur problemet nuk janë të tilla, madje dhe kur ato kanë ndryshuar jetën e njerëzve përgjithmonë

Çfarë ndodhë atëherë? Vetëm të fortit “mbijetojnë”, sepse jeta është sfidë dhe luftë për ekzistencë.

Fatmirësisht, në botë ekzistojnë plot raste kur njerëzit nuk janë dorëzuar para vështirësive në të cilat i ka sjellë jeta. Madje, ka dhe të tillë, që në momentet më të vështira të jetës, me vullnetin e pashoq, janë shndërruar në njerëz super të suksesshëm dhe inspirim për mijëra e miliona njerëz të tjerë në botë sidomos për ata me aftësi të kufizuara.

Do pyesni se, cilët janë ata? Ja 10 prej tyre:

1. Nick Vujicic

Ky person pa duar dhe pa këmbë, dhe shpirti i tij i jashtëzakonshëm, nuk janë dorëzuar kurrë. Për më shumë, ai është shndërruar në shembullin më unikal se, pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodhet njeriu, ai mund të gjejë veten dhe të bëhet një person i lumtur. Nick luan golf, surfon, udhëton nëpër botë, mban ligjërata motivuese, ndërsa së fundi është bërë baba për herë të dytë. Kur fëmijët në rrugë e pyesin se çfarë ka ngjarë më të – ai u thotë: “Fajin e ka duhani”.

2. Bill Porter

Kur keni një qëllim në jetë, e sidomos dëshirën për ta arritur atë as sëmundja nuk mund t’ju ndalë. Së paku kështu na ka mësuar Bill Porter. Edhe pse lëngonte nga paraliza cerebrale, Porter gjithnjë kishte ëndrruar të punonte si shitës. Dhe ai u bë shitës, madje, jo çfarëdo shitësi por mori titullin e shitësit më të mirë në Amerikë. Filmi ’Door to Door’ është xhiruar si dedikim për shpirtin e tij luftarak dhe ai u drejtohet të gjithëve që dëshirojnë të mesojnë se si kalohen pengesat në rrugën e tyre drejt karrierës.

3. Evgeny Smirnov

Nuk ka gjë më të keqe për një valltar se të humbasë aftësinë e të vallëzuarit. Por, çfarë duhet të bëjë një valltar profesionist kur humbë njërën këmbë në aksident rrugor? Të vazhdojë të vallëzojë! Dhe këtë gjë e bëri edhe Evgeny Smirnov, kampioni rus i vallëzimit “break dance”. Ai mësoi vallëzimin sërish kësaj radhe me një këmbë, ndërsa performimet e tij janë më se brilante. Ai është shëmbull i përkryer i madheshtisë së shpirtit të njeriut.

4. Olesya Vladykina

Shikojeni këtë vajzë të bukur dhe magjepsëse. Edhe pse vetëm 20-vjeçe, Olesya Vladykina ka vuajtur shumë. Një aksident në Tajlandë ia mori jo vetëm dorën e majtë, por dhe shoqën më të mirë. Kjo fatkeqësi ndryshoi jetën e saj përgjithmonë, por, ajo nuk u dorëzua. Pas aksidentit, Olesya mori du herë pjesë në lojërat Paraolimpike, duke fituar vendin e parë dhe duke vendosur një rekord botëror. Madje, Olesya ka refuzuar të vendosë protezën sepse, sipas saj, është shumë e parehatshme ndërsa ajo është mësuar të kryejë punët vetëm me njërën dorë.

5. Sylvester Stallone

Nëse mendoni se duhet të posedoni bukuri të jashtëzakonshme që të bëheni aktor gaboheni shumë. Ndërkaq, nëse nuk besoni në një gjë të tillë, atëherë, lexojeni tregimin për Sylvester Stallonen. Si rezultat i traumës së lindur, pjesa e poshtme e fytyrës së tij është e paralizuar ndërsa goja e tij paksa e shtrembër, madje dhe një pjesë e gjuhës së tij është e paralizuar, gjë që mund të keni vërejtur gjatë të folurit të tij në filma. Tani përgjigjuni në pyetjen: A e ndalën këto probleme Sylvester Stallonen që të bëhet një prej aktorëve më të mëdhej të ditëve të sotme?

6. Andrea Bocelli

Vërbëria nuk u mundëson njerëzve të shohin botën por, jo dhe ta ndjejnë atë. Ndoshta kjo gjë i ka ndihmuar italianit Andrea Bocelli, këngëtarit të famshëm të muzikës klasike që nëpërmjet këngës, të ndajë energjinë e pabesueshme të tij me publikun. Bocelli është baba i tre fëmijëve dhe së fundi është rimartuar. Bocelli kënaqet me jetën e tij sepse, siç është shprehur edhe pse i privuar nga mundësia që ta shohë botën, ai e ndjen atë me zemrën e tij.

7. Madeline Stuart

Kur ke një ëndërr, as aftësitë e kufizuara nuk mund t’ju ndalin në realizimin e saj. Madeline Stuart ka lindur me Sindromin down e megjithatë, dëshironte të bëhej modele. Dhe ia ka dalë. Natyrisht, kjo gjë i mori kohë, sepse nevojitej të humbiste peshë dhe të depërtonte në ndonjë agjenci të modës të cilat nuk ishin të gatshme t’i hapnin dyert. Sidoqoftë, Madeline arriti të nënshkruante kontratë me brendin ’Manifesta’, duke prezantuar veshjet sportive për të gjitha format e trupit. Madje, kohë më parë, ajo është prezantuar edhe në Javën e Modës në New York. Pra, ëndrrat mund të bëhen realitet.

8. Victoria Duval

Një sportist mbetet gjithmonë sportist. Tenistja 20-vjeçe amerikane, Victoria Duval, e cila mposhti limfomën Hodgkin, është dëshmia më e mirë e kësaj thënie. Ajo vazhdoi trajnimet e saj dhe korri mjaft suksese në turnetë botërore të tenisit. Por, mbi të gjitha, ajo arriti fitorën më të madhe në jetë, fitoi luftën kundër sëmundjes.

9. Chantelle Brown Young

Kjo modele është vërtetë e jashtëzakonshme. Kur ishte fëmijë, Chantelle zbuloi se vuante nga pigmentimi i lëkurës, i njohur si “vitiligo”. Por, duke pasur trup të përsosur dhe fytyrë të bukur, ajo vendosi që këtë disavantazh të shndërronte në avantazh të saj dhe si rezultat i kësaj, ajo tashmë është një modele e famshme në botë. “Ka njerëz me lekurë të zezë dhe njerëz me lekurë të bardhë, ndërsa unë për mrekulli përshtatem me të dyja këto kategori”, ka thënë Chantelle.

10. Ksenia Bezuglova

Nënë e dy fëmijëve, Ksenia Bezuglova ishte shpallur femra më e bukur në garën e bukurisë italiane të femrave me karroca invalidësh, e njohur si ’Vertical’. Ajo sot është një aktiviste që dëshiron të bëjë ambientin jetësor më të përshtatshëm për personat me karroca invalidësh. Ksenia është një person që kënaqet me jetën e saj, edhe pse ende ndjen shumë dhembje. Kjo grua ka një shpirt të pabesueshëm dhe optimizëm të paparë dhe është dëshmia më e mirë se, me vullnet, në jetë mund të përballosh çdo gjë.

Etiketa: Boteinspirimnjerez

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026

07:35 - 04/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Para
Fëmijët që lexojnë do të kenë më shumë sukses në punë

Fëmijët që lexojnë do të kenë më shumë sukses në punë

TË FUNDIT

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane
Sport

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

Gara për Këpucën e Artë europiane vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Herri Kejn dhe Kilian Mbape...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com