Skuadra e Barcelonës ka lënë pas krizën e rezutlateve negative dhe është rikthyer tek suksesi në kampinatin spanjoll. Katalanasit mundën 3-0 skuadrën e Levantës në “Kamo Nou”. Vedasit shënuan dy gola të shpejtë me Depain në minutën e 6 me 11-metërsh dhe dyfishuan shifrat me De Jong.
Në fraksionin e dytë nuk pati histori. Barcelona administroi avantazhin ndërsa shënoi edhe golin e tretë me Fati, sulmuesin e talentuar që ka trashëguar numrin 10 të mbajtur më parë nga Lionel Messi. Në kampin e Levantes luajti gjatë gjithë ndeshjes mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Me këtë fitore, katalanasit ngjiten në vendin e pestë në klasifikim.