Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
“SHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve” – tha zëdhënësi i DASH-it.
SHBA-ja tha se në takimet e ftuara nga Brukseli, që do të mbahen gjatë javës së ardhme, do të marrë pjesë edhe Zëvëndësndimës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.
“SHBA-ja vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë rajonal për të eliminuar të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë, të tregtisë dhe investimeve që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, tha zëdhënësi i DASH-it.
Ndërkohë NATO dhe BE kanë i kanë bërë thirrje të dy vendeve për qetësim të situatës dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve.