GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas dy shtyrjeve për shkak të COVID-19, Kosova nis vitin e ri shkollor

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas dy shtyrjeve për shkak të COVID-19, Kosova nis vitin e ri shkollor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.

Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, task-forcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.

Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.

Ministri i Arsimit Ramë Likaj tha se Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni maska në dy ditët e fundit të cilat janë ndarë proporcionalisht për secilën komunë dhe shkollë për nxënësit dhe për arsimtarët, “ndërsa kontingjenti i maskave do të vazhdojë edhe më tej sipas nevojës”.

Sipas ministrit, në fillim, statistikat treguan se 30 për qind e fëmijëve nuk kanë kushte për të ndjekur mësime-online, ndërsa tani gjendja është përmirësuar dhe më pak se 10 për qind e fëmijëve nuk kanë kushte.

Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqiten edhe rastet e para me koronavirus. Mësimi më pas është zhvilluar deri në përfundim të vitit shkollor përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik.

Etiketa: Atberie NagavciKosoveRamë Likajviti i ri shkollor

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:06 - 27/07/26
Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Aktualitet

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

14:48 - 27/07/26
Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Botë

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:42 - 26/07/26
Para
Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës, reagimet e ndërkombëtarëve

Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës, reagimet e ndërkombëtarëve

TË FUNDIT

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:06 - 27/07/26

Një operacion ndërkombëtar antidrogë, i koordinuar nga Prokuroria e Antimafias në Brescia të Italisë, ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6...

Lexo më shumë
Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

14:48 - 27/07/26
FSHF vijon me projektin evropian “HAND IN HAND” për parandalimin e dhunës ndaj grave përmes sportit

FSHF vijon me projektin evropian “HAND IN HAND” për parandalimin e dhunës ndaj grave përmes sportit

14:23 - 27/07/26
Kritika pafund për marrëveshjen me Pirlon, Federata italiane merr vendimin drastik

Kritika pafund për marrëveshjen me Pirlon, Federata italiane merr vendimin drastik

14:01 - 27/07/26
Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

13:44 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com