GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Humbjet në Arbitrazh po i bëjnë gropën buxhetit dhe qeveria e pranon vetë: Vlerësohen me risk të lartë edhe për 2021

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbjet në Arbitrazh po i bëjnë gropën buxhetit dhe qeveria e pranon vetë: Vlerësohen me risk të lartë edhe për 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit rrezikojnë në nivel të lartë buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht të ardhurat e qytetarëve. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë qeveria përmes buxhetit faktik të depozituar në Kuvend, ku specifikohet se faturat e arbitrazhit mbeten rrezik edhe për vitin aktual. Sipas të dhënave të publikuara, deri fund të viti 2020 fatura që shëtit shqiptar duhet të paguaj me taksat tona për çështjet e humbura në Arbitrazh regjistrohet më shumë se 33 milionë lekë.

Ndërsa duhet theksuar këtu, që në këtë faturë nuk janë përfshirë dy çështjet e fundit që humbën në fillim të këtij viti. “Ato kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke patur parasysh efektet e qënësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Vendime gjyqësore, arbitrazhe ndërkombëtare, fatkeqësi natyrore, etj, që mund të sjellin kosto buxhetore shtesë në buxhetin e shtetit deri në fund të viti 2021”, thuhet në raport.

Ndër të tjera evidentohet se, ministrisë më problematike janë ajo e Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave.

“Në vitin 2020, vlera totale e vendimeve të arbitrazhit të paguara nga buxheti i shtetit rezultoi në masën rreth 33.3 milion lekë. Nga këto: 1.5 milion lekë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për likuidimin e faturave të shërbimeve juridike, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar.
8.694 milion lekë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove administrative të Tribunalit.
23.1 milion lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për pagesën e shërbimeve juridike dhe procesin e anulimit të një vendimi arbitrazhi”, përcakton raporti.

Në këtë raport vlerësohen me rrezik të lartë edhe projektet me PPP. Në dokument theksohet se, pagesat vjetore për PPP-të, mund të tejkalojnë nivelin e lejuar ligjor prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021.

E.H/gijotina.com/

Etiketa: Arbitrazhbuxhetmfe

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Mbledhja me urgjencë e grupit parlamentar të PD-së. A do të jetë Berisha pjesë e këtij takimi në Selinë Blu?

Ngritja e tre komisioneve hetimore, kush janë ‘të besuarit’ e Lulzim Bashës që do i drejtojnë

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com