GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Qeveria hedh poshtë premtimet e fushatës, shtyhet ndërtimi i aeroportit të Sarandës

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria hedh poshtë premtimet e fushatës, shtyhet ndërtimi i aeroportit të Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave për garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Me shpalljen e  garës, afati përfundimtar ishte data 23 shtator, por sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, tashmë ai është shtyrë për në datën 4 tetor. Kontrata për ndërtimin e këtij aeroporti do të ketë një kohëzgjatje 35-vjeçare, ndërkohë që vlera e parashikuar e investimit është 34.32 mln euro.

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria po hedh poshtë një nga premtimet më propagandistike të fushatës. “Pika më e fortë” e programit qeverisës të PS për fushatën ishte ndërtimi i porteve, aeroporteve dhe hekurudhave, ku kryeministri Rama thoshte se “Ne do t’i hapim portat Shqipërisë, në qiell dhe në det”, teksa fliste për ndërtimin e 3 aeroporteve të reja si Kukësi, Vlora e Saranda si dhe ndërtimi i 4 porteve të mëdha, siç është ai i Durrësit, i Vlorës, i Sarandës dhe Shëngjinit. 

Por sikundër ndodh rëndom me premtimet e fushatës në Shqipëri, edhe qeveria Rama vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve vendosi të shtyjë ndërtimin e aeroportit të Sarandës, për një moment të dytë që ndoshta mund të mos vijë kurrë, ose në rastin më të mirë mund t’i shtohet axhendës së kryeministrit për mandatin e katërt.

Mësohet se, ky investim do të kryhet nga kompania që do të shpallet fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhet transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore. Ndërkaq, në kërkesat specifike, theksohet se koncesionari do të sigurojë që Terminali, pas fillimit të operacioneve dhe para fillimit të zgjerimit të tij, duhet te akomodoje jo me pak se 130 000 pasagjerë në vit. Ndërkohë që, pas vitit të pestë të operimit, pritet që numri i pasagjerëve të rritet në 300 mijë në vit, ndërsa pas 10 vitesh, në 700 mijë në vit.

Paralelisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbardhur edhe draft-kontratën që do të nënshkruhet me kompaninë fituese, sipas së cilës shteti shqiptar do të përfitojë 2% të të ardhurave vjetore bruto të aeroportit të Sarandës, në formën e një tarife koncesionare. Më herët autoritetet kanë deklaruar se aeroporti i Sarandës do të ketë kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por ai mund të shërbejë edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.

Kryeministri Rama i nisi premtimet për zgjedhjet e 25 prillit që në muajin shkurt, ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale, duke mos i lënë asgjë në dorë fatit dhe që bashkë me faktorë të tjerë të jashtëm i siguruan mandatin e tretë në pushtet.

Etiketa: Fushateqeveria

Lajme të lidhura

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë
Aktualitet

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, kriteret për t’u pranuar

Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, kriteret për t'u pranuar

TË FUNDIT

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe
Kosovë & Rajon

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26

Ditën e sotme, në orën 16:30, studentët shqiptarë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të...

Lexo më shumë
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

08:53 - 18/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com