GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Open Balkan”, Von der Leyen: I mirëpritur. Rama: I njëjti proces

12:47 - 28/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Open Balkan”, Von der Leyen: I mirëpritur. Rama: I njëjti proces
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Europian nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetareve lidhur me nisën e “Open Balkan”, pjesë e të cilës është dhe Shqipëria.

Presidentja u shpreh se mirëpret çdo nismë brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, ndërsa tha se nuk duhet të fokusohen me imtësi tek fjalët, por procesi duhet të jetë i hapur.

“Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin  marrëdhënieve ekonomike, edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdoret. Si kuadër që të gjashta vendet e rajonit do të përfitojnë. Çfarë do lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit që është bashkëpunuese mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, të jetë proces i hapur dhe gjithëpërfshirës. Që të ketë një integrim të thellë sepse kjo është pjesë  procesit,” deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka siguruar se janë i njëjti proces, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtare kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit.

“Nuk jam i zhgënjyer, që të zhgënjehesh duhet të gënjehesh. Nuk më ka gënjyer mendja që ky proces është i parashikueshëm. S’kam zhgënjim, e di çfarë ndodh në BE, e di çfarë ndodh në Këshillin Europian, njëherë ka zgjedhje, tjetri zgjedhje, vijnë të tretët nxjerrin diçka. Kjo është mënyra si funksionon. Nuk kam gjë. Është mënyra si është organizuar BE, kërkon durim, kohë, qetësi. Ajo që për ne është e rëndësishme, nuk është se e bëmë apo jo një konferencë me zoom, duhet të bëjmë punën. Për sa kohë kemi mbështetjen e KE, asistencën me të gjithë dijen dhe ekspertizën e BE dhe realizojmë objektivat, e kemi bërë detyrën.  Për një gjë që nuk varet nga ne s’kemi arsye të gënjehemi a zhgënjehemi. E them pa ironi, cinizëm. Ky është realiteti, nuk e ndryshojmë dot botën. Mund të ndryshojmë Shqipërinë, BE e ndryshojnë ata që e themeluan dhe që janë brenda tij sot. Nëse duan ta ndryshojnë, për aq sa munden, ne nuk e ndryshojmë dot. S’mund të imponohemi, duhet ti imponohemi të ardhmes me punë. BE është aleat i pazëvendësueshëm”, tha Rama

“Open Balkan” është një nisme e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, president serb Alexandër Vuçiç dhe kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për të implementuar në rajon katër liritë e BE

Etiketa: Von der Leyen

Lajme të lidhura

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër
Aktualitet

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Para
Habit Demi Lovato: Jam takuar me alienët

Habit Demi Lovato: Jam takuar me alienët

TË FUNDIT

Shqipëria, mes 10 vendeve me tkurrje më të madhe të popullsisë në botë
Aktualitet

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

08:17 - 03/02/26

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

Lexo më shumë
18 orë debat! Miratohen me forcën e kartonave ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

08:10 - 03/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 03/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026

07:33 - 03/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com