GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plumb në zemër policit, kush është autori 21-vjeçar. Duhej të ishte në arrest shtëpie

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plumb në zemër policit, kush është autori 21-vjeçar. Duhej të ishte në arrest shtëpie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një krim i rëndë mafioz ka tronditur vendin, ku një oficer policie ka mbetur i vrarë me plumb në zemër, nga një person që dyshohet se kultivonte bimë narkotike në zonën e Kune Vainit. Efektivi Saimir Hoxha, i cili rezulton se është vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha, është qëlluar për vdekje nga një 21-vjeçari i identifikuar si Aldi Rama, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili është shpallur në kërkim dhe policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tij.

Viktima ka qenë në krye të detyrës bashkë me disa kolegë të tij, ndërsa nuk dihet ende nëse në momentin e ekzekutimit ka qenë i shoqëruar me ndonjërin prej tyre. Por, sipas burimeve policore, efektivi Hoxha ka ndaluar një automjet të panjohur për kontroll. Ky është momenti  ku autori që ndodhej brenda ka qëlluar me pistoletë ndaj tij dhe një plumb në zemër ka shkaktuar vdekjen fatale të 44-vjeçarit. Pra ka qenë gjuajtje nga një distancë e afërt, ndërsa duhet të theksojmë se nuk ka pasur shkëmbim zjarri. Menjëherë pas krimit, mësohet se autori i identifikuar si Aldi Rama, 21 vjeç ka braktisur makinën rreth 1 km nga vendi ku qëlloi policin dhe dyshohet se fshihet në zonë. Për këtë arsye, forcat speciale po kryejnë kërkime dhe me helikopter për kapjen e tij. Gjithashtu Policia e Shtetit i është drejtuar edhe qytetarëve të thjeshtë për gjetjen e autorit për vrasjen e efektivit me një ofertë prej 20 mijë eurosh.  

Theksojmë se autori Aldi Rama 21 vjeç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai ndodhej në masë arresti në shtëpi për drogë.  Në 2018 i riu ka qenë për herë të parë i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish për armë mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Viktima Saimir Hoxha ishte me origjinë nga Puka, babai i dy fëmijëve dhe vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha. Disa javë më parë, efektivi Saimir Hoxha ishte pajisur me certifikatën e Sigurisë. Theksojmë se në momentin e ekzekutimit, Hoxha ka qenë me jelek identifikues të punonjësit të policisë, por jo me antiplumb.

Etiketa: Aldo RamaLezheVrasje

Lajme të lidhura

Pasi iku nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku: Ky mesazh shkon për Bajrat e Shkodrës, nëse preket një fije floku..
Aktualitet

Drafti i PS për ndarjen territoriale/ Deputetja Koçeku: Do votoj kundër, kam besim se edhe deputetë socialistë do ta kundërshtojnë

14:13 - 05/10/26
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

14:04 - 05/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”, PD kërkon në KQZ referendum për kullën te Parku Rinia

13:31 - 05/10/26
Para
FOTO, Vrasja në Lezhë, autori qëlloi me armë drejt helikpoterit, lokalizohet në një vilë 3- katëshe

FOTO, Vrasja në Lezhë, autori qëlloi me armë drejt helikpoterit, lokalizohet në një vilë 3- katëshe

TË FUNDIT

Pasi iku nga PS i kërcënojnë familjen? Marjana Koçeku: Ky mesazh shkon për Bajrat e Shkodrës, nëse preket një fije floku..
Aktualitet

Drafti i PS për ndarjen territoriale/ Deputetja Koçeku: Do votoj kundër, kam besim se edhe deputetë socialistë do ta kundërshtojnë

14:13 - 05/10/26

Ish-deputetja socialiste,  tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shprehur hapur votën kundër draftit të PS për ndarjen e re territoriale....

Lexo më shumë
Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Me 14 vota pro dhe asnjë kundërshtim, Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

14:04 - 05/10/26
Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

13:53 - 05/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”, PD kërkon në KQZ referendum për kullën te Parku Rinia

13:31 - 05/10/26
Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

13:10 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com