GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ky vend në ditën më të trishtë”, Braçe sulmon qeverinë për ngjarjen në Lezhë: Nuk mund ta pranojmë si normalitet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ky vend në ditën më të trishtë”, Braçe sulmon qeverinë për ngjarjen në Lezhë: Nuk mund ta pranojmë si normalitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe reagon pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Lezhë, ku një 21-vjeçar i dyshuar për kultivim droge qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha. Ish-zëvendëskryeministri ka sulmuar qeverinë duke thënë se ndodhin këto ngjarje për shkak se në vendin tonë droga dhe krimi po konkurrojnë punën e ndershme.

“Kur ky vend humb një vajze/grua; kur ky vend humb një shërbyes shteti/oficer policie; kur ky vend humb një punëtor, burrë apo grua qofte; ky vend ka ditën e tij më të trishtë! Saimir Hoxha ishte një shërbyes i shtetit; Një oficer i policisë së shtetit në detyrë kundër krimit, kultivimit dhe tregtisë së drogës.

Ushtar i një modeli që meriton luftën tonë, si shoqëri, jo thjesht si polici.

Është modeli i parave të shpejta, të ardhura nga droga, kultivimi dhe tregtia e saj tek te rinj që shkatërrohen prej saj. Tregu i krimit këtu në fusha, ne Londër, Roterdam, Madrid ne shtëpitë e barit, është ai që konkurron punën e ligjshme e të ndershme, të ardhurat që burojnë prej saj”, shkruan ai.

Prandaj, Braçe i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë pa humbur kohë. Sipas tij, është e pafalshme që këto ndodhi të tejkalohen lehtë e të merren si normalitet, kur në fakt janë tregues të qartë të krimit në vend.

“Kur flas për beteje të shoqërisë kundër kultivimit dhe tregtisë së drogës, dua të bëjmë e fitojmë betejën pa mëshirë kundër tyre, si qytetare, prindër, mësues, të rinj, policë, prokurorë, gjykatës.

Duhet ta bëjmë, tani! Nuk mund ta pranojmë si normalitet, “dëme” te pranueshme në një luftë”, u shpreh ai.

Sipas Braçes çdo institucion duhet të luftojë më fortë krimin e organizuar në vend.

Etiketa: Erion BraceLezheqeveria

Lajme të lidhura

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton
Aktualitet

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin
Aktualitet

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

11:11 - 07/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi “përçan” BE-në me SHBA-në

Dialogu Kosovë-Serbi “përçan” BE-në me SHBA-në

TË FUNDIT

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
Aktualitet

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26

“Humba edhe gruan, edhe djalin. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi… humba gjithçka. E ndjeva se...

Lexo më shumë
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

20:08 - 07/08/26
Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

18:21 - 07/08/26
Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

18:15 - 07/08/26
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

17:57 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com