Shqipëria u trondit sot nga vrasja e Oficerit të policisë Kriminale Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama. I ftuar në një emision, gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë dhe ka treguar të gjithë dinamikën e vrasjes.
Fillimisht u raportua se 21-vjeçari Aldi Rama pasi e pa të pamundur arratisjen nga policia që e kishte rrethuar, tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten por mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me këtë veprim gazetari Artan Hoxha tregon se i riu ekziston mundësia që të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas Artan Hoxhës, në vendin e ngjarjes pranë trupit të 21-vjeçari janë gjetur gjurmë rrëshqitje, çka do të thotë se Aldi Rama në tentativë për tu larguar ka rrëshqitur dhe për pasojë ka marrë një plumb në zonën e ballit. Mësohet se RENEA ka hedhur shpesh herë granata çorientuese për të bërë të mundur lokalizimin e të riut.
Në këto momente një Snajper i RENEA-s ka identifikuar Aldi Ramën dhe e ka mbajtur nënë vëzhgim. Duke qenë nën trysnin e rrethimit nga policia Aldi Rama ka qëlluar me armë një herë, ndërsa më pas ka lëvizur nga vendi ku ishte fshehur. Gjatë kësaj lëvizje ai ka rrëshqitur në buzë të një kanali dhe për pasojë arma është shkrehur duke i shkaktuar plagën anash ballit, ç’ka do të thotë se ai nuk ka dashur të kryej vetëvrasje.
“Policia ka bërë mbylljen e zonës dhe Aldo Ramës. Njëri e ka pa parë dhe e ka identifikua, një Snajperi sipër banesës e ka parë. Kanë qenë dy njësi të RENEA-s në zonë me 4 grupe. Dhe kur është parë aty autori që ka tentuar të fshihej, RENEA ka pastruar disa objekte që të mos futej aty dhe të rezistojë. Janë granata të RENEA-s që ka efekte hutues por nuk të dëmton. RENEA i hodhi në disa ambiente për ta nxjerrë. Kur snajper e dalloi ai ka tentuar të kalojë kanalin. Autori ka qëlluar një herë me pistoletë TT, në ajër. Në të shtënën e dytë ka rrëshqitur dhe ka ngelur në kanal. Shenjat e rrëshqitjes kanë qenë, i ka parë policia shenjat. Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Në bazë të të dhënave paraprake, aty ku e ka marrë plumbin në pjesën e ballit. Nuk është zonë kur personat bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja.” tha Hoxh.
Gazetari Artan Hoxha tregoi se i riu Aldi Rama duhet të ishte në shtëpi, pasi ishte nën efektin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.