GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Nuk na japin shpjegim”, banorët në Paujan të Elbasanit protestojnë për mbylljen e kopshtit: Drejtoresha tallet

20:48 - 28/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk na japin shpjegim”, banorët në Paujan të Elbasanit protestojnë për mbylljen e kopshtit: Drejtoresha tallet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra fëmijë të fshatit Pajun të Elbasanit nuk e kanë nisur kopshtin në të njëjtën ditë si moshatarët e tyre. Shkak për këtë është bërë mbyllja e kopshtit nga Bashkia Elbasan, me argumentin se nuk plotësohet numri minimal i fëmijëve që duhen për një kopsht.

Për këtë arsye prindërit kanë protestuar përpara bashkisë dhe kanë mohuar argumentet e bashkisë dhe thonë se do ti mbajnë fëmijët në shtëpi nëse nuk hapet kopshti. Në një prononcim për mediat ata shprehen se, kopshti u mbyll pa asnjë arsye konkretet dhe fëmijët e tyre kanë mbetur në shtëpi sepse kopshtet e tjera janë larg dhe të miturit nuk mund të ecin dot.

Madje ata treguan se drejtoresha kërkoi mbylljen e kopshtit pasi raporton tek ministria se janë vetëm 4 fëmijë që shkojnë në kopsht, por në të vërtet janë më shumë. “Ne nuk e dimë arsyen, thjeshtë kanë thënë është mbyllur kopshti dhe kaq. Shkuam dje që të çonim fëmijët dhe nuk na pranuan dhe qëndruam jashtë. Na kanë thënë që fëmijët ti çojmë në Papër ose Papër-Sallak ndërsa ne nuk i çojmë dot se fëmijët janë të vegjël, rruga është e largët dhe e prishur.

Thjesht na thanë nuk ka kopsht. Ne duam kopshtin që të na hapet për fëmijët tanë, nuk kemi mundësi ti çojmë as në Papër ose Papër-Sallak.

Fëmijët i kemi me vete, kopshti është i mbyllur. Na ka ardhur letra nga drejtoresha gjoja janë 4 fëmijë por në fakt janë 10 fëmijë dhe një autik. Po nuk çmuam fëmijët në kopsht kot që jemi prindër, ndërsa ajo tallet”, thonë prindërit.

Pas këtij shqetësimi dhe protestës së banorëve, Bashkia Elbasan duket se ka bërë një hap pas dhe pas takimit që zhvillojë me prindërit, nënkryetarja thotë se do ta shqyrtojë edhe një herë mundësinë për hapjen e kopshtit.

Etiketa: Elbasankopshtprotesta

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
Inter zhgënjen ndaj Shakhtarit, Xheko në qendër të kritikave

Inter zhgënjen ndaj Shakhtarit, Xheko në qendër të kritikave

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com