Valë kritikash janë publikuar sot ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në lidhje me vrasjen e efektivit në kryer të detyrës në Lezhë.
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj thotë se për ngjarjen e ndodhur në Lezhë ku mbeti i vrarë një efektiv policie, minimumi do të duhej të ishte bërë një plan veprimi. Ai akuzoi Ardi Veliun se nuk ka sqaruar të vërtetën e asaj që ka ndodhur.
“Policia e Shtetit ka procedura standarde të punës, ku në çdo lloj veprimi të punonjësit të policisë janë parashikuar mënyra se si duhet të veprojë, që nga polici rrugor deri tek RENEA. Bashkë me policinë shkon zëdhënësi i policisë, por e kanë bërë si modë nuk japin informacion”, tha ai.
Sipas z. Hajdarmataj bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rëndë dhe minimum i duhet të japë konferencë shtypi Drejtori i Policisë. “Fshihen pas gishtit, nuk ka lidhje hetimi. Duhet analizë e qartë dhe e thellë për sa i përket veprimeve të policisë në mënyrë që të mos ketë më humbje jete nga punonjësit e policisë”, deklaroi ish-zyrtari i policisë.
Nga ana tjetër, ekspertët e kriminalistikës shprehen se shkak i këtyre ngjarjeve është edhe sistemi penal në vendin tonë që ka shumë boshllëqe, por sipas tyre arsyeja kryesore është struktura e Policisë së Shtetit sot. Eksperti Ervin Karamuça shprehet që, Veliu kur mori postin e drejtuesit duhej të sillte një strukturim më të mirë të policisë dhe jon të ulet në karrige e të jap urdhra. Sepse thekson këtu faktin që autori i ngjarës së sotme ka qenë në kërkim dhe lëvizte i lirë nën hundën e policisë,
Prandaj, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik kërkojnë që Veliu të mbaj përgjegjësi për ngjarje të tilla që sa vijnë shtohen.
E.H/ gijotina.com/