GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutoi komisarin, ndërron jetën në spital Aldi Rama pasi tentoi vetëvrasjen

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutoi komisarin, ndërron jetën në spital Aldi Rama pasi tentoi vetëvrasjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Hoxha, autori i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës. I riu ishte i shtruar që nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet nga forcat e policisë me plagë në kokë, duke qenë se tentoi vetëvrasjen. Menjëherë pas lokalizimit dhe gjetjes së tij, 21-vjeçari u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi në intubim, por si pasojë e plagëve te marra nuk mundi të mbijetonte.

Mjekët nuk mundën të ndërhynë për t’i shpëtuar jetën pasi parametrat e tij jetike ishin shumë të ulëta. Për shkak të plumbit që ka marrë në kokë, pjesa më e madhe e trurit i kishte dalë jashtë funksionit.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në Lezhë, ku oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Ata zbuluan parcelën me 110 rrënjë hashash duke e asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë efektivë u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj.

Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Aldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

I riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës duke e lënë të vdekur, ndërsa më pas ka marrë makinën dhe është larguar duke hedhur në  kanal dy policët e tjerë. Ndonëse policët kanë qëlluar me armë drejt tij, ai nuk ka ndaluar. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Pas krimit, Rama u arratis  drejt zonës së mbrojtur Kune Vain në Lezhë, ku u lokalizua përmes celularit të tij. Ai u rrethua nga forcat RENEA dhe pas pesë orësh u gjet i shtrirë buzë një kanali me një plumb në kokë. Pranë iu gjet armë me të cilën kishte vrarë oficerin Hoxha dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke tentuar vetëvrasjen.

Autori i kësaj ngjarje nuk është person i panjohur për drejtësinë, pasi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që në moshën 17 vjeçare dhe së fundi ishte në arrest shtëpie nën akuzën “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”.

Saimir Hoxha me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, la pas dy fëmijë të mitur. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije ditën e djeshme se kanë nisur procedurat e se Hoxha do të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut.

Etiketa: ekzekutimVrasje

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom