GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Homazhet për oficerin Saimir Hoxha, mesazhet e politikës shqiptare

15:27 - 29/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Homazhet për oficerin Saimir Hoxha, mesazhet e politikës shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sapo kanë përfunduar homazhet në “Pallatin e Kongreseve” në nder të nënkomisarit Saimir Hoxha që u vra në krye të detyrës. Në ceremoninë e lamtumirës së fundit ishin të pranishëm të afërm, kolegë, zyrtarë të lartë, përfshirë dhe politikanë.

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pari zyrtar i lartë që ka marrë pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha. Para gazetarëve, Meta u shpreh se ky është një moment i dhimbshëm për familje e të ndjerit, ndërsa shtoi se lufta nda trafikut të drogës është prioritet çdo kohë.

“Është një moment i dhimbshëm që ti japim lamtumirën e fundit një nënkomisari të shkëlqyer, që nuk e meritonte të ndahej nga familja. Sigurisht që është një moment reflektimi, për luftën kundër krimit të organizuar, është një prioritet lufta çdo sekondë kundër trafikut të drogës, atyre që përfitojnë prej saj, dhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë që për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar. Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë, dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike”, tha Meta.

Pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja e rëndë, kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë. Pasi mori pjesë në homazhet për të ndjerin, Rama u mjaftua duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë për forcat e policisë, ndërsa shtoi se fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të Policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë, i shpreha ngushëllimet vëllazërore familjes dhe të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut dhe të gjithë punonjësve të policisë. E shoh të udhës të bëj me dije se qeveria ka vendosur mbështetje financiare të konsiderueshme për të familjen. Fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit dhe përgjegjësia e republikës është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës mos të mbeten vetëm por të ndjehen deri në fund të mbështetur, duke qenë krenare jo vetëm për prindin por edhe për shtetin që babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama.

Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet e Hoxhës, ku në një prononcim për mediet, tha se nuk është momenti për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por duke kujtuar kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, u shpreh se e ndjen dhimbjen e tyre çdo ditë.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënkomisarit Saimir Hoxha, bashkë me lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, me lutjen që Zoti të lehtësojë dhimbjet e familjarëve të tij. Shpreh solidaritetin për motrat dhe vëllezërit me uniformë të Saimir Hoxhës, që përballen çdo ditë me krimin për të siguruar jetën e çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i tyre i dikurshëm, them se dhimbjen e tyre të përditshme e ndjej përditë. PD do të bëjë gjithçka për të rivendosur dinjitetin e motrave dhe vëllezërve me uniformë të Saimir Hoxhës”, tha Basha.

Efektivi Saimir Hoxha u vra ditën e djeshme në krye të detyrës nga 21-vjeçarit Aldi Rama. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues. A i vra ditën e djeshme në momentin që ka shkuar për të asgjësuar bimë narkotike në një zonë ku kishin marrë informacion. Gjatë operacionit ato janë ndeshur me një makinë ku ndodheshin tre të rinj, mes tyre edhe Aldi Rama i cili ka qëlluar për vdekje drejt Saimir Hoxhës.

Etiketa: homazheoficerpolitika e jashtmeSaimir Hoxha

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës
Breaking Views

Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës

18:57 - 04/02/26
Para
Sërish shifra të larta nga Covid në Kosovë, 18 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, dy viktima dhe 66 raste të reja

TË FUNDIT

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26

Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika...

Lexo më shumë
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com