GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryemadhi takohet me delegacionin e ODHIR: Do luftojmë për të zbardhur të vërtetën e 25 prillit

18:47 - 29/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi takohet me delegacionin e ODHIR: Do luftojmë për të zbardhur të vërtetën e 25 prillit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me drejtuesit kryesore të partisë ka zhvilluar një takim me delegacionin e ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e saj Kryemadhi shprehet se, LSI vazhdon t’i qëndrojë  bindjeve të saj se, zgjedhjet e 25 prillit ishin anti demokratike dhe të pabarabarta si dhe vunë në dukje mos reflektimin e vullnetit të qytetarëve.  Ajo ka bërë të ditur se kjo çështje nuk do të ndalet me kaq, por do fillojë angazhimi më intensiv kur të shqyrtohet në Parlament vazhdimësia e reformës zgjedhore.

Sipas Kryemadhit, LSI do të luftojë për një reformën zgjedhore të denjë, që garanton lirinë dhe të drejtat e votuesve shqiptar.  “25 Prilli si një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë.

LSI pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore, e cila rezultoi në zgjedhje shumë larg standardeve të synuara, për t’u angazhuar aktivisht për një ligj zgjedhor realisht demokratik dhe që respektohet e nuk mbetet vetëm i shkruar në letër, dhe që t’i rezistojë kohës në shërbim të interesit të qytetarëve. Që respekton barazinë e votës dhe i jep vlerë votës së barabartë të çdo qytetari”, thotë ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se, integrimi i Shqipërisë në standardet evropiane të demokracisë duhet të mbetet prioritet i të gjithë klasës politike, si rruga e vetme për mirëqenien e familjeve shqiptare dhe çlirimit të drejtësisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore.

Etiketa: LSIODIHR

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Vetëvritet 87-vjeçari me armë zjarri në Tiranë

Vetëvritet 87-vjeçari me armë zjarri në Tiranë

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com