GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zbardhet vendimi, ja shpërblimet që marrin familjarët kur punonjësi i Gardës humb jetën në detyrë

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi, ja shpërblimet që marrin familjarët kur punonjësi i Gardës humb jetën në detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka shtuar masat e dëmshpërblimit për familjet ku pjesëtari i tyre ka qenë punonjës i Gardës dhe ka humbur jetën në detyrë. Në vendim thuhet se, çdo familje do të përfitojë 10 paga në total. Vlera totale do të llogaritet në bazë të pagës së muajit të fundit që merrte punonjësi i Gardës. Madje një pagë bonus ata do ta marrin çdo përvjetor vdekjeje.  “Pjesëtarët e familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë në çastin e humbjes së jetës, në krye apo për shkak të detyrës, përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare për çdo person, në masën e një page, referuar pagës mujore të muajit të fundit të shërbimit. Përfitimi i ndihmës së menjëhershme nuk duhet të jetë më shumë se 10  paga në total. Pjesëtarë të familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë në çastin e humbjes së jetës janë: fëmijët, bashkëshorti/bashkëshortja, prindërit, personat në kujdestari”, thuhet në vendim.

Gjithashtu bëhet me dije se, do të përfitojnë gjithmonë pension suplementar, i cili gjithashtu do të llogaritet në bazë të pagës mujore që merrte i ndjeri.  Pra pensioni që do t’i kalojë familjes do të jetë sa 100% i pagës mujore për postin që gëzonte familjari i tyre.

Ndërkohë, të gjithë fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre në shërbim të Gardës  do përfitojnë libra falas dhe bursë 100%.  Ndër të tjera citohet se kur familjet e të ndjerit janë të pastrehë, ministria përgjegjëse duhet të bëjë deklarimin dhe pranë Entit të Banesave që  t’u sigurojë menjëherë atyre shtëpi, në bazë të numrit të pjesëtarëve.  “Pjesëtarët e familjes, që bashkëjetonin me punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, në çastin e humbjes së jetës në krye apo për shkak të detyrës, përfitojnë pension suplementar familjar, në masën 100 (njëqind) % të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Përfitimet jepen në vlerën 100 (njëqind) % të pagës, sa herë që paga sipas së cilës është llogaritur ky përfitim ndryshon”, përcakton vendimi.

Ky vendim ngarkon institucionet përgjegjëse që të fillojnë menjëherë me evidentimin e rasteve, plotësimin e dokumentacioneve dhe përcaktimin e vlerës për çdo familje përfituese.   

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Gardashperblim

Lajme të lidhura

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur
Aktualitet

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles
Aktualitet

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

13:16 - 03/06/26
Para
Dënimi i Skënderbeut, vjen lajmi i mirë për tifozët korçarë

Dënimi i Skënderbeut, vjen lajmi i mirë për tifozët korçarë

TË FUNDIT

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja
Aktualitet

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

16:30 - 03/06/26

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Lexo më shumë
The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

15:07 - 03/06/26
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetporno izleJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş