GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

07:51 - 30/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.

Megjithatë, provat treguan se banka të veçanta mund të kenë nevojë për injektime kapitali nga fundi i këtij viti, në rast se do të materializohet skenari i moderuar ose ai i rënduar i supozuar nga Banka e Shqipërisë.

Në skenarin bazë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK) të sektorit bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe mbi vlerën faktike të fundit të gjashtëmujorit të parë 2021 (17.95%). Ky skenar mbështetet në supozimet për një rritje të kreditimit për vitin 2021, përmirësimin e mëtejshëm të portofolit të kredisë me probleme dhe ecurinë e favorshme të kursit të këmbimit. Konkretisht, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit do të arrinte në 18.6% në fund të vitit 2021 për gjithë sektorin bankar. Për bankat sistemike, kjo normë do të ishte 19.5%, ndërsa për bankat e tjera do të prekte nivelin 16.2%. Skenari bazë parashikon nivele të larta të kapitalizimit për të gjithë sektorin bankar dhe për bankat individuale, duke marrë në konsideratë nivelin minimal të kërkuar dhe kërkesat rregullative shtesë, të llojit makroprudencial.

Skenari i moderuar mbështetet në supozimet për një ritëm më të ulët rritjeje të aktivitetit ekonomik dhe të kredidhënies, nënçmim të monedhës vendase, përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë dhe humbje nga portofoli në tituj. Në këtë skenar, RMK për sektorin bankar do të shënonte një nivel prej 14.7% në fund të vitit 2021. Ky raport për bankat sistemike do të rezultonte 15.5%, ndërsa RMK për bankat e tjera 12.3%. Në nivele mesatare, këto norma janë brenda kërkesave rregullative të përcaktuara, por rezultatet në banka të veçanta evidentojnë edhe nevojën për injektim kapitali gjatë këtij viti. Më konkretisht, numri i bankave që paraqiten të nënkapitalizuara për këtë skenar në fund të vitit 2021 është shtatë dhe aktivet e këtyre bankave zënë rreth 62% të aktiveve të sektorit. Në këtë rast, nevoja për kapital shtesë vlerësohet të jetë rreth 16.3 miliardë lekë.

Në skenarin e tretë, atë të rënduar, zhvillimet e supozuara makroekonomike të përfshira në të do të ndikonin në një ritëm më të ulët rritjeje të kreditimit dhe në përkeqësimin e mëtejshëm të cilësisë së portofolit të kredisë. Ky skenar supozon gjithashtu një humbje në portofolin e titujve dhe një rritje të ekspozimit ndaj rrezikut operacional. Ndonëse supozimet e përfshira në këtë skenar janë mjaft ekstreme, në skenarin e rënduar, RMK për sektorin bankar do të binte në 12.7% në fund të vitit 2021. Për bankat sistemike, RMK në këtë skenar do të rezultonte 13.4%, ndërkohë që për bankat e tjera kjo normë bie në 10.5%. Numrit të bankave që bien në nënkapitalizim në krahasim me skenarin e moderuar u shtohet edhe një bankë, ndërkohë që normat e kapitalizimit të tyre bien edhe më tej. Në këtë rast, nevojat për kapital shtesë arrijnë në 31.7 miliardë lekë./Monitor

Etiketa: bankaskenar

Lajme të lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
Pagat kalojnë nivelet e parakrizës, INSTAT: Janë më të ulëta në bare, restorante dhe agjenci udhëtimi

Pagat kalojnë nivelet e parakrizës, INSTAT: Janë më të ulëta në bare, restorante dhe agjenci udhëtimi

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com