GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Studimi nga Nju Jork: COVID-19 rrit mundësitë për diabet

08:14 - 30/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka mungesa të vaksinës kineze, qytetarët mbeten në pritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesit kanë zbuluar se COVID-19 mund të ndikojë negativisht në organin që prodhon insulinë, duke i vënë disa pacientë më në rrezik për t’u prekur nga diabeti.

Një studim i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Sienës në Itali tregon se virusi sulmon qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas, duke dëmtuar një enzimë që ndodhet në sipërfaqe të këtyre qelizave.

Sipas një tjetër studimi, të kryer nga Universiteti “Weill Cornell Medicine” në Nju Jork, COVID-19 sulmon gjithashtu qelizat beta që prodhojnë insulinë dhe i bën ato më pak të afta të prodhojnë këtë hormon që rregullon nivelet e glukozës në organizëm.

Në një zhvillim tjetër, Vatikani njoftoi të martën se duke filluar nga kjo e premte (1 tetor), të gjithë punonjësit duhet të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19, ose të tregojnë se janë testuar negativisht për virusin.

Punonjësit e Vatikanit të cilët nuk kanë çertifikatën e vaksinimit për COVID-19 të Bashkimit Evropian, ose ndonjë dokument tjetër të ligjshëm, që vërteton vaksinimin, nuk do të lejohen të hyjnë në qytet-shtetin katolik, e nuk do të paguhen gjatë ditëve, që do të mungojnë në punë. Vatikani nuk po lejon asnjë përjashtim nga urdhri i tij.

Në një zhvillim të ndërlidhur, kompania “United Airlines” thotë se 97 për qind e fuqisë punëtore të saj prej 67 mijë punonjësish kanë respektuar urdhrin e kompanisë për të marrë të paktën një dozë të vaksinën kundër COVID-19 deri të hënën. Kompania ajrore njoftoi të martën se 593 punonjësit që refuzuan të vaksinohen dhe nuk kanë aplikuar për përjashtim nga ky urdhër për arsye shëndetësore apo fetare, po përballen me largimin nga puna. Ata përbëjnë më pak se një për qind të fuqisë punëtore të kompanisë.

Në një letër drejtuar punonjësve të United, Shefi Ekzekutiv Scott Kirby tha se arsyeja për të cilën u kërkohet punonjësve amerikanë të zbatojnë urdhrin “lidhet thjesht dhe vetëm me garantimin e sigurisë së punonjësve tanë”.

Zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thonë se urdhri për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor po zbatohet me sukses. Zyra e Guvernatores Kathy Hochul njoftoi të martën se rreth 92 për qind e më shumë se 650,000 punonjësve të spitaleve dhe qendrave të kujdesit për të moshuarit në këtë shtet, kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 përpara afatit të fundit të vendosur nga shtetit që është 4 tetori.

Urdhrat për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk lejojnë përjashtime për arsye fetare, duke e bërë atë një nga më të rreptët në Shtetet e Bashkuara. Zonja Hochul lëshoi një urdhër ekzekutiv të hënën, që i krijon asaj mundësinë të thërrasë personel mjekësor nga Garda Kombëtare për t’i paraprirë një mungese të mundshme të personelit mjekësor thelbësor në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Ndërkohë, një rrjet spitalesh private në Karolinën e Veriut pushoi nga puna rreth 175 punonjës në 15 spitale dhe 800 klinika këtë javë për mosrespektimin e urdhrit për vaksinim të detyrueshëm, që përbën dhe rastin me numrim më të madh të pushimeve nga puna për këtë arsye. 175 punonjësit e “Novant Health” ishin mes 375 punonjësve gjithsej të cilët u pezulluan javën e kaluar për shkak të mosvaksinimit, por atyre iu dha edhe pesë ditë afat shtesë për të marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Një zëdhënëse e “Novant Health” tha se më shumë se 99 për qind e afërsisht 35,000 punonjësve të saj e kanë respektuar urdhrin. / VOA

Etiketa: COVIDDiabetNju Jork

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy makina

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy makina

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com