GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vrasja e nënkomisarit, mesazhi i Dom Gjergj Meta: Të rinjtë janë thesar, nëse i braktisim kthehen në lëndë shpërthyese

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e nënkomisarit, mesazhi i  Dom Gjergj Meta: Të rinjtë janë thesar, nëse i braktisim kthehen në lëndë shpërthyese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjeve të bujshme që ndodhën në qytetin e Lezhës dy ditët e fundit, Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ndarë një mesazh. Pas vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxhës nga 21-vjeçari Aldi Rama, e më pas vdekjen e këtij të fundit, Ipeshkëvi ka ndarë një mesazh që lidhet me edukimin dhe trajtimin e të rinjve në Shqipëri.

“Kam pasur raste të flas si me të rinjtë e po ashtu me policët. Janë të dyja kategori në thelb të varfëra që mbijetojnë me logjikën e ushtarit, pavarësisht se njëra palë në anën e antiligjit e tjetra në anën e ligjit. Por ajo çka i bashkon në mbrëmje është varfëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale. Ngjarja e ndodhur dje në Lezhë, e të tjera që i kemi parë e dëgjuar me bollëk, megjithëse në mes të një kaosi informativ të pashoq, e tregon më së miri këtë përplasje që ndodh në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare e cila është aq e vogël sa njihemi të gjithë me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Ai shton  se të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë janë thesar mirëpo nëse braktisen, nga qeveria, familja, shoqëria kanë rrezik që të kthehen në lëndë shpërthyese. Mungesa e politikave të arsimit, të hapësirave dhe nismave për formim janë disa nga shkaqet që çojnë të rinjtë drejt botës së krimit, thekson Ipeshkvi.

“Mungesa e politikave të punësimit, sidomos për të rinjtë, në veçanti të zonave periferike; një sistem arsimor gjithnjë e më problematik, sidomos në këto vitet e fundit që po rëndohet me pandeminë; paqartësia e të ardhmes evropiane të vendit; mungesa e hapësirave dhe nismave për formimin dhe pro-ligjshmërinë nga shoqëria civile si edhe qershia mbi tortë e korrupsionit, janë vetëm disa nga shkaqet që shumë të rinj shkojnë drejt e në duart e krerëve të krimit ose braktisin vendin. E situata nuk po shkon drejt përmirësimit”, ka shtuar ai.

Dom Gjergj Meta ndan përvojën e tij me të rinjtë e me policët të cilët ka biseduar në qytet. Ai thotë se ata mbijetojnë edhe pse në një gjendje të mjerueshme, por ajo që i bën bashkë në mbrëmje sipas Ipeshkvit është mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale.

Etiketa: DOM GJERGJ METAnenkomisarSaimir Hoxha

Lajme të lidhura

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Para
Bruksel, arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë

TË FUNDIT

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin
Aktualitet

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit...

Lexo më shumë
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26
Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

Shifër që trondit futbollin! PSG fiton miliona pa luajtur, më shumë se 75 klube së bashku

11:02 - 03/08/26
Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

10:40 - 03/08/26
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com