GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Abuzoi me fondet publike, GJKKO refuzon për herë të 4 kërkesën për liri të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

13:13 - 30/09/21
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Abuzoi me fondet publike, GJKKO refuzon për herë të 4 kërkesën për liri të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë sërish të pandryshuar vendimin për ish kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ku do të vijojë të qëndrojë në burg.

Është hera e katërt që zyrtari ka kërkuar masë më të butë me pretekstin se ka probleme shëndetësore, por kërkesa, e tij, është rrëzuar sërish nga GJKKO, duke u lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”.

Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Me urdhër të Spak, disa muaj më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga kryebashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtepie”.

Etiketa: Fatos TusheGJKKO

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Para
Kriza në veri, Vuçiç takim me Von der Leyen: Serbia s’do të jetë pjesë e BE-së pa zgjidhur problemet me Kosovën

Kriza në veri, Vuçiç takim me Von der Leyen: Serbia s’do të jetë pjesë e BE-së pa zgjidhur problemet me Kosovën

TË FUNDIT

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

Zbardhen detaje nga vdekja e të moshuarit në Bulgarec të Korçës. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se Gëzim Vija,78...

Lexo më shumë
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com