GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kthehen në Kosovë eshtrat e shtatë shqiptarëve të zhdukur

15:02 - 30/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kthehen në Kosovë eshtrat e shtatë shqiptarëve të zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbetjet mortore të shtatë shqiptarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë u kthyen të enjten nga Serbia.

Mbetjet u kthyen përmes pikës kufitare të Merdares.

Viktimat ishin vrarë në fshatin Rezallë të Komunës së Gllogocit, më 1999.

Në pritje të tyre dolën familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu ishte në Merdare, tha se masakra e Rezallës “është një nga dëshmitë e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.

Në këtë masakër, forcat serbe vranë afro 100 shqiptarë, dhjetëra trupa të të cilëve u zhdukën.

Mbetjet mortore të shtatë viktimave u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Disa mbetje të dy prej tyre u gjetën më herët në Rudnicë dhe iu bashkuan pjesëve të tjera të gjetura në Kizhevak.

Gërmimet në Kizhevak u kryen në fund të vitit të kaluar dhe këtë vit, ndërsa në Rudnicë në vitin 2014.

Një vajzë e vogël kalon pranë një bilbordi ku janë shkruar emrat e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë. Prishtinë, 29 prill 2021.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë. / REL

Etiketa: EshtratKosoveRELShqiptare

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Fjalimi i rikthimit te Manchester United, Ronaldo i prek të gjithë

FOTO, ekspozoi ‘brand-in’ e tij të pantallonave në ndeshjen e Champions, fansat i gjejnë Ronaldos gabimin e madh  

TË FUNDIT

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi...

Lexo më shumë
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com