GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët (anëtarët)

11:19 - 01/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët (anëtarët)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD ka dorëzuar paraditen e sotme ka depozituar pranë Kuvendit kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve. Ka qenë nënkryetarja e partisë, njëkohësisht deputetja e PD, Jorida Tabaku, ajo që ka depozituar kërkesën pranë Kuvendit, teksa tha para mediave se ky komision do të bëjë verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. 

Sipas Tabakut, qeveria i ka dhënë një projekt korruptiv një kompanie që nuk ka asnjë lidhje me mbetjet, dhe se me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit.

 “Të gjithë e keni ndjekur çështjen e inceneratorëve. Të gjithë keni dëgjuar interpelancën që PD ka bërë, që qeveria në shkele të ligjit, në shkelje të Kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv, një kompanie pa asnjë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ka dhënë për 10 vite në njërin qytet, për 30 vite në qytetin e Tiranës projektin e inceneratorëve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat, duke shkelur ligjin e konkurrencës nga njëra anë por nga ana tjetër, duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm. Me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit, ku ka pasur një shkelje të jashtëzakonshme të të gjithë procedurave, vetëm e vetëm për t’i dhënë këtij biznesi, këtij individi, Klodian Mërtiri të lidhur me qeverinë, të lidhur me anëtarët e qeverisë një kontratë konçesionare“.

Tabaku tha se KLSH ka gjetur shkelje në inceneratorin e Tiranës, ku një kontratë e nënshkruar për 120 milionë uro, në fund të ditës po paguhet mbi 300 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një shkelje të jashtëzakonshme sidomos me inceneratorin e Tiranës, një kontratë e nënshkruar për 120 milionë uro që në fund të ditës po paguan mbi 300 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për të mos mjaftuar kjo, tarifat e pastrimit janë rritur, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe do të vazhdojnë me qytete të tjera. Me pak fjalë i gjithë shteti është ngritur në këmbë për këtë kontratë korruptive, për këtë kontratë konçesionare. Ndërkohë që flasim, nuk ka akoma asnjë të hetuar përpara drejtësisë“, tha Tabaku.

Anëtarët përbërës të Komisionit do të jenë Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Edmond Spahi dhe Dhurata Çupi, ndërsa Tabaku do të mbajë pozicionin e kryetares.

Ditën e djeshme, PD depozitoi kërkesën për ngritjen e një Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pritet gjithashtu dhe ngritja e një Komisioni për çështjen Beccheti.

Etiketa: InceneratoretJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
Para
Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës

Muri i Madh Kinez, një nga mrekullitë moderne të botës

TË FUNDIT

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26

Kriminelë shqiptarë, përfshirë edhe ata që kanë mbërritur me gomone të vogla, po dënohen me burg me një ritëm prej...

Lexo më shumë
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com