GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsioni në Zyrën Arsimore Dibër, 1 milion lekë për postin e mësuesit, loja e drejtoreshës

12:28 - 02/10/21
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsioni në Zyrën Arsimore Dibër, 1 milion lekë për postin e mësuesit, loja e drejtoreshës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme, ndryshe organi i posaçëm i akuzës ka zbardhur të plotë dosjen hetimore për rastin e skandal korrupsionit në Zyrën Arsimore të Dibrës, ku disa persona kanë tentuar të fitojnë post pune si mësues me rrogë 1 milion lekë ose 100 mijë lekë të reja.

Sipas përgjimeve që SPAK ka kryer për të zbardhur këtë rast skandal korrupsioni, shpjegohet se ka qenë i arrestuari i identifikuar si Halit Shehu i cili i ka dhënë një shumë parash Fitim Farrukut, që ky të ushtrojë ndikim në  Zyrën Vendore Arsimore Dibër në punësimin e Halitit si mësues.

“Nga transkriptet e bisedave telefonike si dhe relacioni i Oficerit të Policisë Gjyqësore, i datës 27 Shtator 2021, numri i telefonit 068 xx xx xxx që përdoret nga Halit Shehu ka biseduar në telefon me një numër tjetër konkretisht numrin 068 xx xx xxx që dyshohet se përdoret nga shtetasi Fitim Farruku, me detyrë punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër”, thuhet në njoftimin nga SPAK.

Sipas dosjes, bazuar në bisedat telefonike dhe relacionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, më datën 27 shtator 2021, Halit Shehu ka biseduar në telefon me Fitim Farrukun, me detyrë punonjës në Këshillin e Qarkut Dibër.

Referuar bisedës, rezulton se Haliti bën përpjekje të punësohet si mësues, por e ka të vështirë. Për këtë kërkon ndihmën e Fitimit, i cili i ka thënë që të marrë diplomën dhe në CV dhe të nesërmen të takohen . Më pas Haliti komunikon me bashkëshorten dhe nga biseda ajo i kërkon që të takojë Fitimin., pasi ky i fundit ka miqësi me drejtorët që kanë në dorë punësimin e tij.

Me datejet nga dosja, më tej është zbuluar se bashkëshortja e udhëzon Halitin që t’i japë lekët që ka me vete. për këtë ajo e pyet nëse i ka me vete dhe ai i thotë që ka 80.000 lekë. Ajo i thotë që t’ja japë atij ato.

Më pas Haliti bashkëbisedon sërish me bashkëshorten, e cila i thotë se ajo punë ka mbaruar dhe se do të punësohet pasi ai t’ia japë shumën e parave Fitimit, ndërkohë që takimi mes tyre është lënë paraditen e datës 28 shtator.

Pas përgjimeve, ata janë vënë nën vëzhgim nga policia gjyqësore. Nga përgjimi i bisedave telefonike dhe vëzhgimi i ambientit është parë se Haliti dhe Fitimi janë takuar në një lokal në Dibër dhe Haliti i ka dhënë një zarf, në të cilin dyshohet se janë paratë.

Pas disa minutash, ata janë ndarë me njëri- tjetrin dhe Fitimi është larguar bashkë me zarfin, ndërsa më pas ka telefonuar një person tjetër dhe janë lënë të takohen. Oficerët kanë mbajtur nën vëzhgim takimin e tyre dhe më pas i kanë kapur.  Nga kontrolli personal, ka rezultuar se në zarfin e bardhë të Fitimit janë gjetur 100 mijë lekë.  Ndërkohë nga verifikimi i bërë i personit që po takohej me Fitimin ka rezultuar se është Lulëzim Dani, bashkëshorti i Brikena Danit, e cila është me detyrë Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Dibër. Nga kontrolli i tij ka rezultuar se në telefonin e tij ai kishte regjistruar numrin e telefonit që Fitim Farruku kishte biseduar më parë.

Etiketa: korrupsionZyre Arsimore Diber

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Europa League, Muriqi: Po punoj fort, trajneri duhet të vendosë

Lajm i keq për klubin, por i mirë për Muriqin/ Çfarë po ndodh te Lazio?

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com