GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Shehaj: Porti i Vlorës u fal pa garë, i riu do kushtojë 60 milionë euro

16:10 - 02/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shehaj: Porti i Vlorës u fal pa garë, i riu do kushtojë 60 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se madati i tretë i Edi Ramës po nis me koncensione për klientët e qeverisë.

Sipas tij Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Shehaj shkruan se porti i ri që do të ndërtohet dhe do të kushtojë 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion në zonën e Triportit.

“Mandati i tretë i Edi Ramës po nis ashtu siç përfunduan dy të parët. Me koncesione për klientët e qeverisë, që paguhen shtrenjtë nga qytetarët dhe tjetërsim të pronës publike. Afera e radhës është në Vlorë, përmes një skeme absurde, pa llogjikë ekonomike dhe qartazi korruptive.

Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Por meqë porti i mallrave po prishet, qeveria do ta ndërtojë me koncesion duke e zhvendosur në zonën e Triportit.  

Por sa do paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë aferë të qeverisë? E para koncesionarëve të portit turistik do t’u jepet 50 mijë metër tokë shtetërore FALAS në vendin ku sot është porti tregtar. E dyta, qytetarët shqiptarë do të paguajnë nje vlere e parashikuar prej 60 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Triport.

Pra privatët do të ndërtojnë kulla dhe portin turistik mbi tokë të falur publike në një nga vendet më të mira të Vlorës dhe do fitojnë para. Ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë perreth 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit.

Tenderi për koncesionin e portit të mallrave është zhvilluar një ditë më parë. Klienti i radhës së qeverisë do të dalë ditët në vijim, duke përmbyllur kështu aferën e radhë, këtë herë me kosto të dyfishtë për qytetarët shqiptarë, të cilëve do u merret toka publike dhe do u ngarkohet fatura prej rreth 60 milionë euro.

Është mëse e drejtë që zona ku ndodhet porti të rikualifikohet dhe modernizohet, por jo nëpërmjet tjetërsimit të pronës publike, pa garë dhe në mënyrë korruptive.

Shqipëria është e varfër sepse është një nga vendet më të korruptuara në Europë. Vetëm një qeveri e pakorruptuar mund të sjellë mundësi dhe mirëqënie për të gjithë, jo vetëm për disa”- ka shkruar Agron Shehaj. 

Etiketa: Agron Shehajporti i vlorereagim

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Para
Trump spiunoi tre gazetarë të Washington Post që hetonin për ndërhyrjet ruse

Trump i kërkon një Gjykate federale në SHBA që t’i rikthehet llogaria e “Twitter-it”

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com