GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampionati i femrave, mbyllet java e parë, njihuni me rezultatet e ndeshjeve

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampionati i femrave, mbyllet java e parë, njihuni me rezultatet e ndeshjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave ka ngritur siparin e edicionit të 13-të këtë fundjavë.

Java e parë e këtij kampionati është zhvilluar e ndarë në dy ditë, ku tre nga ndeshjet u luajtën ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat e tjera u zhvilluan ditën e sotme.

Derbi kryeqytetas Kinostudio – Tirana ishte ndeshja e parë që çeli këtë edicion të ri. Sfida e zhvilluar në Kamëz u mbyll me fitoren e vajzave bardheblu, të cilat treguan superioritet gjatë të gjithë ndeshjes, duke shënuar 8 gola në portën kundërshtare. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 5 me 0 në favor të Tiranës, ndërkohë që në pjesën e dytë shënojnë edhe tre gola të tjerë. Bardheblutë e nisin kështu mbarë kampionatin, duke marrë tre pikëshin e parë.

Të shtunën u zhvilluan edhe dy sfida të tjera. Korçaret e Skënderbeut udhëtuan drejt Shkodrës, në një transfertë jo të lehtë kundër Atletik Club, ku ndeshja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Ishin juglindoret ato të cilat kaluan të parat në avantazh, me Dea Repën, e cila shënoi në minutën e 52-të të takimit, ndërsa verioret u kundërpërgjigjën me Samela Markaj në minutën e 70-të. Të dyja ekipet ndanë nga një pikë në këtë javë të parë të kampionatit.

Partizani e nisi jo mirë sezonin e ri, duke marrë humbjen e parë në transfertën fierake. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” u përfundoi me shifrat finale 5-1 në favor të Apolonisë. Pjesa e parë u mbyll e barabartë, me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë vendaset shpërthyen në gola, duke shënuar 5 të tillë në portën e mikeve dhe duke rrëmbyer kështu tre pikët e para.

Ndërkaq, në dy sfidat e ditës së sotme, Lushnja bindi në ndeshjen ndaj Teutës, pasi fitoi me rezultatin 3-2. Një fitore që i jep siguri myzeqareve dhe besim në këtë edicion të ri futbollistik. Të dyja ekipet arritën të shënonin nga një gol në 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, vendaset kaluan në avantazh, por Teuta arriti sërish të barazojë shifrat në 2-2. 10 minuta para fundit të lojës, skuadra lushnjare shënoi edhe golin e tretë, duke marrë kështu fitoren e parë në kampionat.  Vllaznia, kampionia në fuqi fitoi bindshëm derbin verior kundër ekipit të Murlanit, ku fitoi ndeshjen me rezultatin 0-14.

Rezultatet e javës së parë të kampionatit të femrave: 

  • Kinostudio 0 – 8 Tirana
  • Atletik Club 1-1 Skënderbeu
  • Apolonia 5-1 Partizani
  • Lushnja 3-2 Teuta
  • KF Murlani 0-14 Vllaznia
  • Tirana AS – pushim
Etiketa: fshffshfnewsGIJOTINA

Lajme të lidhura

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran
Sport

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Para
Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, rrezikohen banesat

Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, rrezikohen banesat

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com