GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Norma e rritjes së parasë jashtë bankave bie për të shtatin muaj radhazi

06:35 - 04/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Remitancat vazhdojnë të jenë burim kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraja jashtë sektorit bankar ngelet në nivelet më të larta historike, por rritja e saj vjetore po bie gradualisht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht paraja bankave arriti vlerën e 362.6 miliardë lekëve, me një rritje të lehtë prej rreth 500 milionë lekësh krahasuar me muajin gusht. Me bazë vjetore, rritja e parasë jashtë bankave për gushtin ishte 10.5%. Norma e rritjes vjetore të parasë jashtë bankave është në rënie për të shtatin muaj radhazi.

Ky tregues nisi një rritje të lartë menjëherë pas shpërthimit të pandemisë, në prill të vitit të kaluar. Rritja e parasë jashtë bankave arriti nivelet maksimale në fillim të këtij viti, me një ndryshim vjetor pozitiv në masën 19.6%. Sidomos pas muajit mars, kurba e rritjes nisi të binte gradualisht, edhe për shkak të shuarjes së efektit të bazës krahasuese me periudhën para pandemisë.

Rritja e parasë jashtë bankave erdhi pjesërisht nga pasiguria që pandemia krijoi tek agjentët ekonomikë, por edhe nga zgjerimi i shpejtë i ofertës monetare nga Banka e Shqipërisë. Për të shmangur çdo shqetësim të lidhur me mungesën e likuiditetit, Banka e Shqipërisë iu dha bankave tregtare akses pa limit në financime afatshkurtra.

Kjo ndikoi edhe në rritje e të gjithë agregatëve monetarë në monedhën vendase. Rritja vjetore e agregatit M2, që përfaqëson ofertën monetare në lekë, ka një kurbë të ngjashme. Kjo rritje preku nivelet më të larta në fund të vitit 2020 dhe fillimin e vitit 2021. Trajektorja e rritjes së parasë jashtë bankave është e ngjashme me rritjen e agregatit M2, çka tregon që shtimi i parasë jashtë sektorit bankar ka ndjekur rritjen e ofertës së lekut në përgjithësi.

Megjithatë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M2 ngelet në nivelet më të larta historike. Në muajin gusht, ky raport arriti në 40.7%, në rritje të lehtë nga niveli 40.5% i muajit të kaluar. Raporti i parasë jashtë bankave me agregatin M2 është disi më i lartë edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur regjistronte nivelin 40.1%. Kjo mund të shpjegohet me sezonin më intensiv turistik, që e theksoi efektin sezonal të daljes së parasë jashtë bankave.

Më në përgjithësi, nivelet e larta të parasë jashtë bankave kundrejt monedhës totale të hedhur në qarkullim lidhen edhe me normat shumë të ulëta të interesit. Ky faktor ka bërë që rritja e parasë jashtë bankave të jetë më e lartë se rritja depozitave bankare në monedhën vendase. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht totali i depozitave në lekë arriti në 675 miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë
Etiketa: bankapara

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Para
Tensionet në veri, analisti: Kosova u vonua për reciprocitetin

Tensionet në veri, analisti: Kosova u vonua për reciprocitetin

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com