GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndryshimi i motit kthen tmerrin e përmbytjeve për banorët e Shkodrës, i luten Zotit për mospërsëritje

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimi i motit kthen tmerrin e përmbytjeve për banorët e Shkodrës, i luten Zotit për mospërsëritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jo më larg se shtatë muaj më parë kjo ka qenë pamja në Dajç të Shkodrës, ku e gjithë zona ishte e përmbytur.
Aktualisht në zonë, pamja është krejt tjetër, por fermerët tregojnë pasojat e asaj përmbytje, që zgjati më shumë se 40 ditë. Teksa i pyet nëse dikush i ka dëmshpërblyer apo më e pakta i kanë pyetur për dëmet të japin këtë përgjigje.
“Akoma sot ka dëme nga përmbytjet, gjithmonë flitet se kemi 40% të prodhimit më pak. Nuk na kanë dëmshpërblyer akoma. Bashkia i ka marrë të gjitha të dhënat, por akoma po presim për ato dëmshpërblime” – shprehet fermeri nga Dajçit.

Përmbytjet në Dajç, viti 2020


Ndonëse fermerët kanë guxuar të mbjellin sërish frika e tyre më e madhe nuk është shitja ose jo e produkteve, por nëse do të përmbyten apo jo, dhe natyrisht lutjet i kanë vetëm në Zot.
Të bindur se përmbytja nuk u vjen nga reshjet, por nga shkarkimet e hidrocentraleve, fermerët luten që personat përgjegjës të administrojnë më mirë nivelin e digave, ose të zbatohet ligji për digat për t’i dëmshpërblyer për dëmet që u shkaktojnë.
Gijotina.com kontaktoi me administratorin e njësisë administrative Ana e Malit, për të kuptuar në qoftë se në zonat problematike, si Oboti, Muriqani është marrë ndonjë masë për parandalimin e përmbytjeve të ardhshme, administratori Ben Ceni u shpreh se përveë pastrimit te kanaleve të 2 dhe 3 , nuk është marrë asnjë masë tjetër.

“Kemi pastruar vetëm kanalet e 2 dhe 3, nga ana e Bashkisë Shkodër. Masat e marra janë nga vet njerëzit, sigurimi i ushqimit, sigurimi i një varke në banesat e tyre. Ndërsa, kemi çu kërkesat e qeverisë për të ndërhyrë në ndonjë rrugë, por s’ kemi marrë asnjë përgjigje apo zgjidhje”,- u shpreh administratori i Njësisë Administrative Ana e Malit, Arben Ceni.

Njësia Administrative Ana e Malit, fshati Obot, viti 2020

E njëjta situatë paraqitet edhe Njësia Administrative Dajç, ku kjo zonë ka vuajtur përmbytjet dhe dëmtimin e argjinaturës së Darragjatit, e cila u ça komplet nga vërshimi i tepërt i ujërave dhe si pasojë u përmbytën 6 banesa.
Gijotina.com ka kontaktuar me administratorin e Njësisë Administrative Dajç, Gjovalin Darragjati është shprehur se asnjë masë nuk është marrë nga pushteti qendror, ndërsa ai lokal ka arritur të pastroj vetëm kanalet e 2 dhe 3.

Rikujtojmë, se në qarkun Shkodër që nga muaji dhjetor 2021 deri në shkurt të 2021 janë përmbytur rreth 5000HA tokë bujqësore në njësitë administrative të Shkodrës, por sot Akoma nuk ,kujtohet askush nga pushteti qendror që të parandaloj një tragjedi të tillë të mundshme. Ku shpeshherë, banorët shprehen se këto përmbytje nuk vijnë nga shiu i rënë, por nga hapja e hidrocentraleve.

Ndërkohë, që një problem i vazhdueshëm dhe refren i përsëritur është ai i pastrimit të lumit Buna, ku që në vitin 2015 kur ishte ministër bujqësie Edmond Panariti ishte hera e fundit e pastrimit të këtij lumi. Banorët dhe pushteti lokal hera herës në kohën e përmbytjeve ka bërë thirrje për pastrimin e këtij lumi.

Njësia Administrative Ana e Malit, fshati Obot, viti 2020

Me sy nga qielli dhe shpresën tek Zoti, banorët e Shkodrës por jo vetëm presin që masat të merren në mënyrë të menjëhershme dhe të mos vonohen, pasi muajt e dimrit janë përpara dhe ato janë të sigurt për përmbytjet dhe rrezikun që i pret.

Etiketa: BAshkiaShkodermasat e marrapermbytjetpushteti qendror dhe lokalShkoder

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së
Breaking Views

Athina zyrtare quan minoritet banorët e Zvërnecit, Fredi Beleri letër KE-së

19:39 - 31/05/26
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora
Breaking Views

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora

17:10 - 31/05/26
Para
Conference League/ Luajnë sonte skuadrat e Xhakës, Kumbullës dhe Halilit

Refuzoi ftesën e pestë, Xhaka ‘divorcohet’ me Kombëtaren  

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet