GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vlorë, prindërit refuzojnë mësimin me turne: Nuk do i çojmë fëmijët në shkollë

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlorë, prindërit refuzojnë mësimin me turne: Nuk do i çojmë fëmijët në shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse qeveria propagandoi se nis sot zyrtarisht mësimi me orë dhe kohë të plotë që prej fillimit të pandemisë, duket se situata në shkollën “Lef Sallata” në Vlorë, është ndryshe.

Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë këtë shkollë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar mësimin e pasdites. Prindërit që po protestojnë janë kryesisht të fëmijëve të një klase të tretë, që është e vetmja klasë nga fillorja që është lënë për pasdite.

“Një fëmijë kaq me çfarë do vijë në shtëpi, unë e kam fëmijën në klasën e tretë C, dje na është lajmëruar nga ministria që do bëhet mësim normal, ndërsa nga drejtoria e shkollës mësimi do bëhet normal 45 minuta po do kalojë pasdite. Vetëm një klasë e tretë është paradite, mua nuk më duket normale që një fëmijë i klasës së tretë të mbarojë në pesë pasdite. Nuk do e sjellim fare fëmijën, do t’i dërgojmë në shkollë tjetër”, tha njëri nga banorët.

Një tjetër nga prindërit tha se situata është ekstreme, pasi njëri prej tyre i bie të ngelen pa punë, ose do bojkotohet mësimi.

“Kjo gjë nuk është e shëndetshme për fëmijët, ata do të jetojnë për këto 3 orë, nuk do kryejnë dot asnjë aktivitet jashtëshkollor. Nuk na janë përgjigjur siç duhet, është situatë kaotike dhe hapësira fizike gjenden për disa e për disa jo. Do të marrim vendimet tona, do shkrihet klasa sepse do i largojmë secili fëmijët. Për ne është situatë ekstreme, i bie që njëri nga ne të ngelet pa punë. Programin e kemi pare, 26 klasa paradite që janë fëmijë të rritur, nga klasa e pestë e poshtë pasdite. Ose do bojkotohet mësimi ose do lëvizim nga shkolla”, thanë banorët.

Ministria e Arsimit njoftoi zyrtarisht se sot nis mësimi i plotë nëpër të gjithë shkollat e vendit. Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën, do të rikthehen në shkollë me turne normale dhe orët e plota, 45 minuta. Pas më shumë se një viti, prej marsit të 2020 kur u shënua i infektuari i parë me Covid në vend, sot i rikthehen normalitetit.

Deri më tani, nxënësit kanë qenë ndër më të dëmtuarit si pasojë e pandemisë pas aplikimit me turne që zgjaste vetëm 25 minuta dhe nëpër banka të mos ishte më shumë se një nxënës, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Por kjo metodë, shkaktoi vetëm pakënaqësi, pasi prindërit arritën të mblidhnin firma të mjaftueshme për peticionin që do të dërgohej në ministrinë Arsimit për të kërkuar rikthimin e mësimit normal nëpër shkolla.

Menjëherë pas shfaqjes së pakënaqësive, ministrja e Arsimit, Evis Kushi vendosi të reflektojë dhe të rikthejë mësimin normal nëpër shkolla siç ishte përpara pandemisë, por duke bërë thirrje për respektimin e masave anti-Covid.

Etiketa: protesteVlore

Lajme të lidhura

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora
Aktualitet

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Para
Menaxher i një klubi në Athinë e mik me këngëtarë shqiptarë, kush është i riu nga Tepelena që u ekzekutua me 4 plumba

Menaxher i një klubi në Athinë e mik me këngëtarë shqiptarë, kush është i riu nga Tepelena që u ekzekutua me 4 plumba

TË FUNDIT

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26

Protestuesit janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej”, pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë gjatë tubimit në Tiranë. Të rinjtë protestues...

Lexo më shumë
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com