Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e djeshme në qendër të Tiranës, e cila u bë në mbështetje të palestinezëve të cilët po sulmohen nga Izraeli.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Spaho shkruan se edhe pse jetët e njerëzve janë të çmuara, nuk duhet të përkrahim një vend që nuk na njeh dhe na quan serbë. Spaho shton se Hamas është organizatë terroriste dhe së bashku me organizata te tjera palestineze nuk kanë asnjë alternative për zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjeçar.
Sipas tij, Izraeli është e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Deputeti shkruan se njerëzit duhet të dinë 4 çështje sipas tij, para se të mbajnë krahun e njërës palë. Në fund, Spaho shtron pyetjen: ‘A do na vijnë mendtë ndonjëherë dhe të veprojmë sipas intereit kombëtar, apo gjithmonë do shitemi sipas lekëve që ofrohen?’
Shkrimi i plotë:
Shume mire qe protestohet per ata qe vriten ne Palestine. Cdo jete njerezore eshte e cmuar. Po jetet e femijeve, grave dhe burrave izraelite a nuk jane njelloj te cmuara kur vriten nga raketat e Hamasit te cilat hidhen mbi zona te banuara nga civile?
Para se te ndermarrim veprime ne krah te njeres apo tjetres pale duhet te dime:
1.Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar. Ju intereson statukuoja pa zgjidhje per ceshtjen palestinese sepse keshtu ju zgjatet sundimi mbi popullin palestinez. Ata e filluan kete konflikt sepse kane humbur mbeshtetjen midis palestinezeve te thjeshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se alternativave per zgjidhjen e konfliktit me izraelitet.
2.Izraeli eshte e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Te gjitha shtetet arabe jane diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin.
3.Hamas dhe organizata te tjera palestineze nuk kane asnje alternative per zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjecar me Izraelin, pervecse zhdukjen e shtetit izraelit. Izraeli ka pranuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e shtetit palestines. Hamas dhe PLO duan ta zhdukin Izraelin. A nuk kane izraelitet te drejte te jetojne ne shtetin e tyre? Kush eshte ne kete rast fajtor per konfliktin qe zgjat pafundesisht?
4.Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise. Izraeli e ka njohur Kosoven dhe ka vendisur marredhenie diplomatike me te. Perse ne duhet te jemi kaq zemergjere dhe te perkrahim ata qe nuk na njohin dhe na quajne serbe?
A do na vijne mente ndonjehere dhe te veprojme sipas interesit kombetar, apo gjithmone do shitemi sipas lekeve qe ofrohen?
Ditën e djeshme, dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin. Mes të pranishmëve në shesh kishte dhe shumë të rinj.