GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Pandora Papers” trondit themelet e politikës, si justifikohen liderët botërorë

10:00 - 04/10/21
në Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pandora Papers” trondit themelet e politikës, si justifikohen liderët botërorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar së fundmi nga një rrjet gazetarësh ka sjellë trazira në liderët botërorë, që tani nuk u ngelet gjë tjetër veçse të justifikohen para “vartësve” të tyre.

Qindra politikanë shkelën ligjin e fshehën pasuritë e tyre të korruptuara.

Në tryezën e investigimit aktualisht janë të dhënat e 27 mijë kompanive, nga ku rezulton se 13 prej tyre janë në Shqipëri.

Njerëzit e fuqishëm dhe me pushtet, por edhe personazhe publike të fushave të tjera, emra të njohur në të gjithë botën fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta, ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Ky skandal ka sjellë reagime të shumta të cilat do të zbardhen në vijim, ndërsa theksojmë se i pari mes tyre është kryeministri çek, Andrej Babiš. Shefi i qeverisë çeke është nën presion për të shpjeguar një strukturë të ndërlikuar që ai përdori për të financuar blerjen e një rezidencë prej 13 milionë funtash në jug të Francës.

Por pas publikimit, Babiš shkroi në Twitter: “Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme ose të gabuar, por kjo nuk i pengon ata të përpiqen të më denigrojnë përsëri dhe të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare çek”.

Theksojmë se në listën e politikanëve që janë zbuluar deri më taninë këtë skandal botëror janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj.

Pjesë e “Pandora Papers” edhe kryeministri i Malit të Zi dhe ministri serb i Financave

Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës Mans janë të pavërteta, shkruan rel.

Në Serbi, organizata Krik, e cila po ashtu ka marrë pjesë në hetimet për Letrat e Pandorës, ka zbuluar se ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, është pronar i 24 apartamenteve luksoze në bregdetin bullgar.

Si pronar i dy kompanive nga Ishujt e Virgjër Britanikë, Malli ka blerë 23 apartamente, ndërsa një tjetër e ka blerë në emrin e tij, thuhet në dokumente. Malli nuk i është përgjigjur thirrjes nga Krik për intervistë, ndërsa më herët ka mohuar se ka 24 apartamente në Bullgari, shkruan më tej rel.

Etiketa: liderPandora Papers

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Aksidenti me vdekje në Devoll, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com