GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mister rrëzimi i avionit në Kelmend

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëzohet një avion në Livadhet e Vermoshit, ja dyshimet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata ka treguar detaje nga ngjarja ku një avion i vogël u rrëzua në një zonë në këtë fshat, pas një defekti teknik.
Vata tha se avioni, brenda të cilit mendohet se kanë qenë 2-3 persona në bordin e tij, ndërkohë që i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes pasi ai ra ishte një bari. Vata tha se personat që ndodheshin në avion i kishin kërkuar bariut që të largoheshin prej aty, ndërsa ata ka shkuar që t’i merrte një fuoristradë.

“Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S’ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh. Banorët kanë ndjerë si punë granate (zhurmë) i pari erdhi një çoban. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!. Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashutë. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër”- shprehet kryeplaku i fshatit Kelmend.

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha për avionin që u rrëzua në zonën e Kelmendit se një fuoristradë ka ardhur dhe i ka marrë dy personat që ishin brenda tij dhe se ata nuk kanë pësuar lëndime përderisa janë larguar nga vendngjarja.

Marinaj theksoi se dy personat flisnin shqip dhe se për punë minutash policia do jetë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.

“Kam komunikuar me kryeplakun e fshatit, i cili është 50 metra larg avionit. Avioni ka bërë ulje të detyruar në livadh, ka tentuar të ngrihet dhe nuk ka mundur.

Një furiostradë dhe tani verifikimet do ti bëjë policia për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore përderisa janë larguar nga vendgjarja dhe po ashtu flisnin shqip . Janë bjeshkë, për 5 minuta banorët mund të shkojnë në këmbë deri aty, nuk është zonë e banuar.

Ka ardhur një mjet që ka ardhur i ka marrë dy personat. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë ndonjëherë.

Për pak minuta policia do të jetë në vendngjarje për të parë se kujt i përket ai helikopter”- u shpreh Marinaj.

Ndërkohë, edhe policia e Shkodrës reagon për rrëzimin e avionit të vogël në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Policia njofton se avioni ka rënë në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar).

Etiketa: dyshimekelmendmisterrrezimi i avionit

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
“Nuk ka titullarë”, Reja nuk i kursen kritikat: Kemi humbur shumë mundësi, Broja duhet të mësojë të luajë pa top

Refuzoi ftesën e Kombëtares, Reja tregon si qëndron e vërteta me Xhakën

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com