GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Ekonomia” merr në pyetje dy kandidatët për AK, në fokus çmimi i bukës

14:06 - 04/10/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ekonomia” merr në pyetje dy kandidatët për AK, në fokus çmimi i bukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temë diskutimi në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ndër të tjera ka qenë dhe rritja e çmimit të bukës dhe miratimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës.

Kreu i Komisionit, Eduard Shalsi pyeti Eduard Halimin, njërin nga kandidatët, për opinion që kanë ka krijuar lidhur me debatin që është publik, ndërsa ky i fundit u shpreh se do të shqyrtonte nga ana ligjore dokumentet që kompanitë që kanë për të sjellë në autoritet dhe për të vlerësuar rekomandimet.

“E kam ndjekur debatin qoftë si qytetar, vetë autoriteti ka bërë disa njoftime në media për këtë ngjarje, për një hetim që ka bërë në korrik 2020, s’mund të gjykoj e të jap asnjë për vendimin ose si janë shprehur pasi s’ka informacion, por nëse do isha anëtar i këtij komisioni, kisha për të shqyrtuar e analizuar nga ana ligjore e logjike gjithë hetimin që Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës ka shqyrtuar, dokumentet që kompanitë që kanë për të sjellë në autoritet, për të vlerësuar nëse rekomandimet dhe detyrimet që komisioni në korrik iu ka vendosur e do dëgjoja e kolegët anëtarë të tjerë, duke pasur parasysh dhe interesin e familjeve e ekonomisë së tyre do vendosja”.

Kandidatja tjetër për anëtare, Rezana Konomi tha se duhet kuptuar si operon autoriteti, ndërsa shtoi se komisioni shprehet për gjobë sot për një shkelje që ka ndodhur një vit më parë dhe s’ka lidhje me situatën aktuale.

“Për të kuptuar vendimmarrjen finale, që daton në korrik 2020, duhet të kuptojmë si operon autoriteti, ka sekretariat teknik që kryen hetimet për shkeljet e pretenduara, është raporti që harton ky sekretariat që ia delegon komisionit për vendimmarrje. Nëse ky raport është i plotë dhe vendimmarrja do jetë e bazuar në këto fakte dhe evidenca. Nga ato që janë publike, sa di unë, konstatoj që nëse vendimmarrja ka qenë në 2020 për sjellje të bashkërenduar, firmave në atë kohë u janë caktuar kushte e detyrime, duhet të ishin në monitorim këtë kohë, kur komisioni shprehet për gjobë sot për një shkelje që ka ndodhur 1 vit para s’ka lidhje me situatën aktuale”, tha ajo.

Në fillim të muajit shtator pasi në vend çmimi i bukës u rrit me 10 lekë, Autoriteti i Konkurrencës publikoi emrat e kompanive që kishin krijuar ‘kartel’ duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, por nuk caktoi asnjë ndëshkim për ta. Në njoftim thuhej se situata është ende nën monitorim dhe se çdo 3 muaj kompanitë e lartpërmendura kanë detyrim të raportojnë të dhënat mbi blerjet dhe shitjet.

Në raport ishte parashikuar një gjobë 5 milionë euro ndaj të pesta kompanive, Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK dhe për rrjedhojë, Komisioni nuk ka mundur t’a miratojë atë pasi në raport janë konstatuar mungesa të theksuara që nuk lidheshin me realitetin e sotëm.

Etiketa: cmimi bukesKomision

Lajme të lidhura

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë
Breaking Views

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Para
Shkon për të inspektuar zjarrin, qytetarët përplasen me Lelin

Uznova sërish në flakë, shkrumbohet një kasolle bagëtish, a u rrezikuan banesat?

TË FUNDIT

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26

etëm në vitin 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj do të hartonte dhe propozonte 4 akte normative për ndryshimin e...

Lexo më shumë
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com