GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SKANDAL/ OSHEE blen energjinë 142.77 euro/MWh më shumë se bursa, kompanitë rritën çmimet pas deklaratës së Ramës

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDAL/ OSHEE blen energjinë 142.77 euro/MWh më shumë se bursa, kompanitë rritën çmimet pas deklaratës së Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

OSHEE po e çon me vetëdije vendin drejtë krizës energjetike, për shkak se shet energji me çmim shumë më të lartë se çmimet e raportuara në bursa. Kjo mund të verifikohet fare lehtë me të dhënat e publikuara nga OSHEE për blerjen e energjisë për periudhën 4- 10 tetor 2021, krahasuar me vlerat e publikuar nga bursa hungareze HUPX.

Në çmimin e tregut të projektuar deri për ditën e nesërme bursa hungareze përcakton një vlerë mesatare jo më shumë se  117.22 euro/MWh, ndërsa çmimet e blerjes së energjisë të pranuara nga OSHEE vijnë në rritje, duke filluar nga 229.25 Euro/MWh orët e para dhe shkon deri në 259.99 Euro/MWh.

Pra, fare qartë duket se Shqipëria po blen energji me çmim 142.77euro/MWh më shumë se bursa. Në të dhënat e publikuara nga OSHEE evidentohet se çmimet e blerjes së energjisë në vendin tonë variojnë kryesisht gjatë ditës me 232.3 Euro/MWh, vazhdojnë me : 2,520.00eur/ MWh gjatë mesditës, por vlera mesatare mbetet 259.99 Euro/MWh.

Madje në raste më të mira, çmimi i energjisë në bursë shitet me 94.91 euro/MWh, ndërsa në tregun tonë vlera më e ulët është 200.55 Euro/MWh.  Pra në çdo orar po të krahasohet me bursën, energjia elektrike në Shqipëri blihet me shtrenjtë dhe skandali thellohet kur dokumentet tregojnë se këto vlera do të vazhdojnë deri në 10 tetor.

Nga ana tjetër, bie në sy se çmimi i blerjes së energjisë ne vendin tonë është shumë më i lartë edhe po ta krahasosh me pikun e çmimit në bursë. Sipas të dhënave të publikuara nga bursa hungareze, piku për blerjen  energjisë për ditën e sotme ka qenë  219 euro/MWh, ndërsa për datën 5 tetor do të jetë  190.05 euro/ MWh. Ndërsa në Shqipëri çmimi i blerjes së energjisë elektrike në pikun e saj kap vlerat e  260.01 euro/MWh  

Kompanitë po abuzojnë

Me sa duket në të gjithë këtë gangrenë ka ndikuar shumë deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme tha se vendi ynë është në krizë energjitike dhe kjo do të përkthehet në rritjen e çmimit për blerjen e saj dhe rrjedhimisht në fatura të kripura për qytetarët.

“Që nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike të nevojshme për përballimin e kësaj kërkese, kërcënon afro gjysmën e kapaciteteve industriale të atij vendi, deri në Europë, ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të përballen me rritje marramendëse çmimesh e të paralajmërojnë, deri edhe politika kufizimesh në furnizimin me energji elektrike”, u shpreh kryeministri.

Nga kjo deklaratë OSHEE ka marrë hov dhe së bashku me kompanitë në tregun e energjisë bëjnë këto skandale duke shitur energjinë me çmime marramendëse. Në kalendarin për blerjen e energjisë të publikuar nga OSHEE evidentohet se kompanitë shesin energjinë në çmime të ndryshme, por gjithësi secila prej tyre në nivele shumë më të larta se bursa.

  1. GSA SHPK shet energjinë me 229.25 Euro/MWh-  259.25 Euro/MWh
  2. GEN-I TIRANA shet energjinë me :223.50 Euro/MWh – 248.50 Euro/Mh
  3. TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT shet energjinë me  246.2 Euro/MWh – 255.00 Euro/MWh
  4. DEVOLL HYDROPOËER SH.A. shet energjinë me 200.55 Euro/MWh : 224.98 Euro/MWh
  5. ReNRGY Trading Group Sh.p.k, shet energjinë me 256.63 Euro/MWh
  6. NOA shet energjinë  me 232.95 Euro/MWh
  7. Future Energy Trading and exchange dinamics shet energjinë me 215.99 Euro/MWh,
  8. KOST-OST shet energjinë me 259.99 Euro/MWh

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: cmimi i energjiseOSHEE

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
Para
Pajisja inteligjente del “jashtë loje”, policia rrugore nuk zë mend, arrestohet 1 për korrupsion, nën hetim efektivë të tjerë

Pajisja inteligjente del “jashtë loje”, policia rrugore nuk zë mend, arrestohet 1 për korrupsion, nën hetim efektivë të tjerë

TË FUNDIT

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj
Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një denoncim të fortë ndaj kryetarit të bashkisë Kolonjë, Erion Isai, duke e akuzuar këtë...

Lexo më shumë
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com