GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Blackout” i 3 aplikacioneve shkaktoi miliarda USD humbje. Prapaskenat e motivet e rënies

08:14 - 05/10/21
në KRYESORE, Të tjera, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
“Blackout” i 3 aplikacioneve shkaktoi miliarda USD humbje. Prapaskenat e motivet e rënies
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmë rreth orës 17:00 e tërë bota u godit nga lajmi se rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi dhe nuk janë të qasshme për miliona përdorues nga e mbarë bota.

E mjaftoi të kalojnë disa minuta dhe të krijohet një lloj kaosi teknologjik, duke ua pamundësuar qytetarëve në mbarë globin të mbajnë kontakte me më të afërmit e tyre.

Megjithatë nuk kaloi shumë dhe gjiganti amerikan Facebook, doli me një deklaratë ku pranoi se kanë identifikuar disa probleme që po u pamundësojnë përdoruesve të qasen në llogaritë e tyre.

Për ironi njoftimi u bë përmes Twitter, ku u bë e ditur se themeluesi i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg dhe ekipi i inxhinierëve të tij po bëjnë të pamundurën që të sanojnë problemin.

Por, paniku sa vinte e rritej, ku me avancimin e teknologjisë njerëzit më nuk mund ta imagjinojnë jetën pa këto platforma që i cilësojnë si burim informacioni.

Ndërkohë një grup i përdoruesve të rrjeteve tjera sociale, filluan të tallen në llogari të këtyre tri aplikacioneve që funksionojnë nën ombrellën e Facebook dhe gjenerojnë miliarda dollarë të hyra.

Madje disa nuk hezituan t’i krahasojnë me situata të ndryshme të filmave komik e skena të filmave të vizatuar – duke ironizuar me faktin se tri platformat më të popullarizuara janë jashtë funksionit.

Në anën tjetër u shfaq lajmi se domaini i Facebook ka dalë në shitje, duke mos pasur shumë detaje se si erdhi deri te kjo. Mirëpo edhe kjo kaloi, e qytetarët assesi të qetësoheshin duke menduar se mund të jenë të rrezikuar me ekspozimin e të dhënave të tyre personale, në rast se ka ardhur deri të ndonjë sulm kibernetik.

Sikur kjo të mos mjaftonte, eksperti i sigurisë kibernetike, Miklos Zoltan ka dhënë detaje të reja rreth rënies nga funksioni të rrjeteve sociale në pronësi të Facebook-ut.

Ai ka thënë se aktualisht informacioni privat dhe personal i mbi 1.5 miliard përdoruesve të Facebook po shitet në një forum të njohur të lidhur me hakimin, duke u mundësuar potencialisht kriminelëve kibernetikë dhe reklamuesve të paskrupullt që të synojnë përdoruesit e internetit në nivel global.

Sipas tij, kjo përbën deponimin më të madh dhe më domethënës të të dhënave në Facebook deri më sot.

”Me sa duket nuk ka lidhje me një deponi të mëparshme të të dhënave në Facebook të vitit 2021, ku u prekën 500 milionë përdorues. Në fund të shtatorit 2021, një përdorues i një forumi të njohur hakerësh postoi një njoftim duke pretenduar se posedon të dhënat personale të më shumë se 1.5 miliard përdoruesve të Facebook. Të dhënat aktualisht janë në shitje në platformën përkatëse të forumit, me blerësit potencialë që kanë mundësinë të blejnë të gjitha të dhënat menjëherë ose në sasi më të vogla. Një blerës i ardhshëm pretendon se ka marrë 5.000 dollarë për të dhënat e 1 milion llogarive të përdoruesve të Facebook”, ka thënë ai.

E pas tërë këtyre lajmeve, bënë që aksionet e miliarderit amerikan Mark Zuckerberg të bien ndjeshëm, ku sipas Bloomberg ai humbi 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, duke rënë nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Krejt kjo u përcjell me vëmendje të madhe nga ekspertë të fushës së teknologjisë informative, të cilën hodhën poshtë pretendimet se mund të ketë qenë ndonjë sulm kibernetik.

Shumë prej tyre pretendojnë se problemi që u shfaq dje dhe ndali punën e tri rrjeteve sociale ishte te DNS-at e serverëve që u pamundësonin përdoruesve qasjen nëpër profilet e tyre. Por, mbetet enigmë se si kanë kaluar afro shtatë orë dhe akoma ekipet e kësaj kompanie nuk kanë arritur saktësisht të përcaktojnë problemin.

Kur u duk se qytetarët po pajtohen me faktin se nuk do të mund sonte të kyçen në llogaritë e tyre, u shfaq lajmi se punonjësit e kompanisë më të madhe teknologjike në botë nuk po mund të futen në zyrat e tyre – përkatësisht në vendin e tyre të punës.

Tërë kjo po ndodh pasi që kartelat identifikuese me të cilat futeshin në ndërtesë nuk po funksionojnë, duke u pamundësuar atyre hyrjen në objektin ku punojnë.

Këto tentime u bën me shpresën se do të futen brenda dhe të vlerësojnë shkallën e dëmit që mund të jetë shkaktuar nga rënia e aplikacioneve që miliona njerëz nëpër botë i përdorin, dhe pothuajse një kohë të madhe të ditës e kalojnë duke i shikuar dhe kontrolluar për më të rejat që mund t’ju vijnë.

Kjo natë megjithatë mori një epilog krejt tjetër, ku pak orë para mesnatës është rikthyer në normalitet në këto tri aplikacione, ku llogaritë e Facebookut u hapën për përdoruesit dhe dukej sikur asgjë e keqe nuk ka ndodhur – thjesht është dashur të qëndrojnë disa orë pa platformat e tyre më të dashura.

Etiketa: 3 aplikacionehumbmiliona dollareve

Lajme të lidhura

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Para
Zbardhet telefonata e Joe Biden me Von der Leyen, Presidenti pro integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Zbardhet telefonata e Joe Biden me Von der Leyen, Presidenti pro integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com