GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi akuza ndaj Manastirliut: 70 patronazhistë janë nënpunës në ministrinë e Shëndetësisë

12:31 - 05/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi akuza ndaj Manastirliut: 70 patronazhistë janë nënpunës në ministrinë e Shëndetësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. 

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka hedhur akuzat se 70 prej patronazhistëve, janë të punësuar në ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për këtë nuk ka mbetur pa reaguar edhe nënkryetarja Klodiana Spahiu e cila e konsideroi si një mënyrë jo të duhur për të drejtuar mbledhjen e Komisionit.

Pjesë nga debati në Komisionin e Shëndetësisë:

Albana Vokshi: 70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. Ministrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës.

Klodiana Spahiu: Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.

Albana Vokshi: E di, e di Klodi që e vërteta ju dhemb.

Klodiana Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë. O Klodi mos bëj zhurmuesen këtu.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD, Grida Duma tha se shëndetësia është një nga sektorët më jetikë në vend, ndërsa kritikoi ministren duke thënë se flet vetëm për suksese. Duma u ndal edhe tek procesi i vaksinimit, ku kritikoi ministrinë për vaksinimin me detyrim të studentëve.

“Me pathos politik duhet t’i përballojmë të vërtetat. Është një sektor që e ka për nga efektet e ka shteruar vendin si nga burimet humane edhe në logjika. Nuk është politikë, është realiteti jonë. Është sektor shumë jetik. Nuk ka sens që ne të mos pranojmë këto të vërteta. Vjen ministrja, ekzekutivi dhe flasin për suksese. Që nga momenti që nuk vetëdeklarohet që kemi këto probleme ne kuptojmë që nuk po flasim për të vërtetën. Dhe ju i thoni që opozita s’duhet të flasë. Në këtë sektor ne nuk mund të jemi palë. Ka shumë rëndësi si vendosemi përballë qytetarëve. Padyshim që hyn politika këtu. Kemi një skandal politik, ne themi vaksinim sot. Disa godina janë bërë por shëndetësia është shërbim. Kjo është çështja. Kjo nuk mundet sot po i kemi këto suksese kur statistikat tregojnë që shqiptarët kanë harxhuar 40 mijë lekë të vjetra për tu trajtuar nga Covid. Pyetja që kam është si është menduar kronologjia e vaksinimit? Studentët nuk duan të vaksinohen. A do jetë një vaksinim me vaksina vetëm të certifikuara nga Ema?” tha Duma. 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në seancën dëgjimore në Komisionin për Shëndetësinë tha se në bazë të marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer pritet që brenda këtij viti të vijnë 500,760 doza Pfizer, që do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale.

Etiketa: Ogerta ManastirliuVokshi

Lajme të lidhura

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit
Aktualitet

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu
Aktualitet

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26
Para
Shkon për të inspektuar zjarrin, qytetarët përplasen me Lelin

Zjarr në Vlorë, flakë masive pranë liqenit të Vllahinës

TË FUNDIT

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit
Aktualitet

“Rrugaçe e ligjit”, Berisha nga SPAK: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit

10:52 - 02/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate para SPAK, akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre...

Lexo më shumë
Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën, ta rregullojnë ose do rrimë këtu deri sa të vdesim

10:32 - 02/02/26
Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

10:13 - 02/02/26
Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

Raporti i FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse

09:39 - 02/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

Kërkuan rritje rroge/ Rama i cilëson gjyqtarët si “njollë turpi”: U bënë vetë Zot dhe vetë shkop

09:11 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com