GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Xhaçka kritika BE-së në konferencën me Ann Linde: Ka dëmtuar stabilitetin në Ballkan

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhaçka kritika BE-së në konferencën me Ann Linde: Ka dëmtuar stabilitetin në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka pritur sot në takim homologen e Suedisë Ann Linde, e cila është dhe drejtuese e radhës e OSBE.

Në një konferencë të përbashkët me Linde, Xhaçka tha se vizita e ministres vjen në kuadër të turit rajonal që po zhvillon në Ballkan, duke e cilësuar si tregues së vëmendjes që ka Suedia ndaj vendit tonë.

“Kjo vizitë, që vjen në fakt si pjesë e një turi rajonal të Ministres Linde, është një tregues i rëndësishëm i vëmendjes që Suedia dhe presidenca suedeze e OSBE-së tregojnë ndaj rajonit tonë. Kjo vëmendje është realisht e mirëpritur sepse siç e dimë të gjithë, rajoni ynë ndodhet në një moment që kërkon shumë vëmendje dhe shumë angazhim multilateral”, tha Xhaçka.

Njësoj si Rama, edhe Xhaçka nuk i kurseu kritikat ndaj BE, duke i bërë ata fajtorët që Shqipëria nuk ende një datë zyrtare për çeljen e negociatave.

“Ndodhemi në një moment ku vetë rajoni, pavarësisht vështirësive e momenteve delikate si ai i tensioneve në veriun e Kosovës, ka hedhur hapa shumë të mëdha përpara në rrugën e stabilizimit, zhvillimit e bashkëpunimit. Por ku siç e dimë të gjithë ka një paqartësi, që vjen nga BE, lidhur me hapat e mëtejshme të rajonit në procesin e integrimit europian. Dhe kjo paqartësi sigurisht, krahas dëmit që i bën reputacionit të BE, dëmton edhe paradigmën mbi të cilën është ngritur stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministrja.

Ministrja foli dhe për periudhën kur Shqipëria kryesonte prezencën e OSBE, teksa e konsideroi si një eksperiencë të vyer.

“Por, Shqipëria ka edhe një eksperiencë krejt të posaçme me OSBE, pasi kjo organizatë ka luajtur një rol vendimmarrës në zhvillimet demokratike në Shqipëri por edhe në përmirësimin e situatës së sigurisë në rajon, etj. Kjo eksperiencë ka qenë realisht e vyer gjatë kryesimit të OSBE nga vendi ynë dhe padyshim që jemi të gatshëm ta ndajmë atë me ekipin suedez të koleges Linde, pasi vendet tona ndajnë shumë qëndrime e prioritete të njëjta që mund të çohen përpara vetëm falë bashkëpunimit”, u shpreh ndër të tjera ministrja.

Në fjalën e saj, pas takimit me ministren Xhaçka, drejtuesja e OSBE tha se Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë. Suedia mbështet reformat tuaja në rrugën drejt BE-së. Vendim i BE për të çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë është një gur kilometrik për marrëdhëniet tona. Ne u inkurajojmë që të vijoni reformat”, deklaroi Ann Linde.

Më tej, Linde theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë organizatë janë të shkëlqyera dhe do të thellohen më tej.

Etiketa: Ann Lindexhacka

Lajme të lidhura

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE
Aktualitet

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Para
Zyrtare, Flamurtari afron mesfushorin brazilian

‘Plas’ te Flamurtari, përjashtohet lojtari që u afrua në verë

TË FUNDIT

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për abuzim me fondet publike, duke...

Lexo më shumë
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com