Gjetja pa jetë në makinë e tij e futbollistit grek Nikos Tsoumanis mëngjesin e sotëm në Kalamaria Selanik tronditi gjithë opinionin publik në Greqi e jo vetëm.
Nga ekzaminimet e para mjekësore mësohet se 31-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja, megjithëse rrethanat e sakta pritet të mësohen pas autopsisë.
Lojtari dyshohet se kishte lidhur në qafë një lak të improvizuar, ndërsa raportohet se ai përbëhej nga katër mbështjellës kravatë.
Sipas ‘Thesstoday.gr’ të afërmit e Tsoumanis kanë treguar se ai kishte shfaqur shenja depresioni së fundmi për shkak të problemeve financiare.
Kjo ka bërë që një nga pistat e hetimit nga policia greke të jetë edhe ëvetëvrasja./K.T/Gjotina.com