GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Avioni “mushkonjë” prishi fasadën 100 ditëshe të Ramës dhe vulosi largimin e Veliut

18:17 - 05/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Avioni “mushkonjë” prishi fasadën 100 ditëshe të Ramës dhe vulosi largimin e Veliut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Teknikisht ishte dorëheqje, por gjithsesi ishte e paralajmëruar. Me këtë akt Edi Rama largon njeriun që i ka shërbyer më shumë, sidomos duke mbytur me gaz protestat e opozitës. Por përse sakrifikoi kryeministri djalin e tij të besuar?

Është e sigurt, se shkarkimi i Veliut nuk ka lidhje përbetimet e Ramës kundër korrupsionit. Po të ishte kështu, do ta kishte bërë këtë, kur Veliut i doli emri qartë në tenderin e uniformave që SPAK-u është duke e hetuar. Ky akt nuk ka të bëjë me vrasjet e djeshme në qytetin e Elbasanit, pasi të tilla kanë ndodhur edhe më shumë në javët e kaluara. Nuk lidhet as me paaftësinë e Policisë për të frenuar krimet ne familje.  

Por ka shumë të ngjarë që është ndikuar nga avioni “mushkonjë” që u rrëzua në Vermosh.  

Gjithsesi, shkarkimi i tij mund të jetë planifikuar qysh para 100 ditë ditësh dhe të jetë projektuar vartësi i tij Gledis Nano, që ka një fytyrë më të pastër para ndërkombëtarëve. Detyra që ka ky fundit, si drejtor i Antiterrorizmit, e ka ekspozuar vetëm në mënyrë pozitive, sidomos në operacionet për sjelljen e fëmijëve dhe grave shqiptare nga Siria. Në këtë këndvështrim, Gledis Nano është më i dobishëm për të rregulluar imazhin e qeverisë, që i ka dalë nami se i përdor të fortët dhe mafiozët për të blerë vota dhe në këmbim i lejon të pastrojnë paratë e tyre të pista.     

Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut u propozua nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai i ka shërbyer shumë mirë Ramës, por ka dalë zbuluar tek ndërkombëtarët.   

Para 100 ditëve, Operacioni Ndërkombëtar “Shpirti” goditi kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës që ishin brenda radhëve të Policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe dy shefa. Rama u xhindos në atë kohë. Madje shefit të qeverisë i shpëtoi një porosi: “ Gjeni informatorët në radhët tuaja!”. Nëse do ta kishte fjalën për njerëzit e mafies në polici, ata quhen “të implikuar”, “të inkrimunar”, “të korruptuar”, por jo “të infiltruar”.  Me këtë term duhet ta ketë pasur fjalën për policët që kanë dhënë informacione për operacionin ndërkombëtar “Shpirti”. Ai i urren këta informatorë. Njërin prej tyre, Dritan Zaganin, para disa vjetësh e sulmoi publikisht, aq sa ky u detyrua të arratiset dhe të marrë strehim politik në Zvicër.

U mundua Ardi Veliu të krijojë një atmosferë të mirë me ndërkombëtarët. Drejtori shkoi vetë në Spanjë në një operacion rutinë kundër kultivuesve të kanabisit nga disa shqiptarë. Po sapo mbaroi jehona e këtij “suksesi”, plasi sheshit kanabisi në Shqipëri, ku konstatohet se trafikantët janë prezentë nga jugu në veri.

Fati i Veliut u vendos para 100 ditëve, kur Operacioni “Shpirti” dhe përgjimet e prokurorisë italiane nxorën në dritë lidhjet e mafias italiane që shkonin deri lart, përfshirë policinë. Ramës i duhej ta priste të paktën publikisht këtë “fije” që e lidh qeverisjen e tij me krimin e organizuar. A nuk i preu lidhjet edhe me Saimir Tahirin ne këtë mënyrë?           

Kryeministri Rama para 100 ditëve tha se çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

“Unë dua t’iu them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë! Që qytetarët të marrin frymë shumë të plotësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, që dini t’i bëni mirë, se ndaj jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”– u shpreh Rama në datën 8 korrik.

Po të vihet re, detyrat që i la Rama Veliut janë fasadë. Trafiku dhe kultivimi i kanabisit përmendet tërthorazi i mbuluar nga një detyrë që duket shumë teorike, “revolucioni dixhital në polici”   

Rama renditi 5 prioritete të Policisë së Shtetit. Ndër to renditen raporti i punonjësve të policisë me qytetarët, kontrolli mbi territorin, zbatimi i ligjit, revolucioni teknologjik dhe përmirësimi i Komisariatit Dixhital

Prioriteti i katërt lidhet me avancimin e mëtejshëm të revolucionit teknologjik në Policinë e Shtetit. Këtu Rama ka përmendur pajisjen apo vënien në dispozicion të Policisë së Shtetit të super-teknologjisë me dronët super-inteligjentë për një monitorim non stop të territorit, duke pasur një sy në qiell që të japë informacion në kohë reale për çdo rrënjë kanabisi, për çdo ndërtim pa leje, për çdo problem trafiku, lëvizje mjetesh e forcash kriminale, për çdo lumë, për çdo pyll, e kështu me radhë. Pra trafiku i drogës është në radhë me zhezlonget pa leje.

Të gjitha këto detyra fasadë, vartësi i tij po i kryente. Por, ra një avion “mushkonjë” dhe bëri pis fasadën që po pikturonte Rama.

Kështu që Veliu nuk mund të qëndronte më. Ai u detyrua të nënshkruajë një dorëheqje për arsye personale, që në mënyrë të pacipë u bë publike. Veliu u rrëzua poshtë si limon i shtrydhur dhe ky fund ishte çmimi i shërbimeve në shkelje të nderit të dhe detyrës, të ligjit dhe moralit.  

gijotina.com/   

Etiketa: Ardi VerliuPoliciaRamashkarkim

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
Para
Rriten sërish shifrat, 7 të vdekur nga covid-19 në 24 orët e fundit

Rriten sërish shifrat, 7 të vdekur nga covid-19 në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com