GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas debateve në komisione, marrëveshja me “Pfizer” kalon nesër në parlament

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas debateve në komisione, marrëveshja me “Pfizer” kalon nesër në parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e nesërme do të mblidhet Parlamenti ku pritet që të diskutohet marrëveshja e re mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Pfizer” për 500 mijë doza vaksinash të tjera anti-Covid.

Kujtojmë që kjo marrëveshje solli debate të forta në dy komisionet, ai i Shëndetësisë dhe ai i Ligjeve. Edhe pse u miratuan në mënyrë unanime shtesën e kontratës mes qeverisë dhe “Pfizer” për 500 mijë doza vaksine që do të mbërrijnë në Shqipëri deri në fund të vitit. Por debati mes deputetëve të opozitës me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nxori në pah se përqindja reale e popullatës totale e vaksinuar në vendin tonë është e ulët.

Ministrja Manastirliu, në relatimin para deputetëve të komisioneve përkatëse, u shpreh se përqindja e popullatës së vaksinuar në vendin tonë është e lartë, duke u renditur në pozicione të larta në krahasim me rajonin. Sipas ministres, mbi 36% e popullatës shqiptare është vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 44% me një dozë. Por ndërhyrja e deputetes Vokshi fillimisht në Komisionin e Shëndetësisë dhe e deputetit Bardhi dhe Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve zbuluan se kishte një ndryshim në leximin e statistikave.

Në shifrat që merrte ministrja e Shëndetësisë për të nxjerrë përqindjen reale të popullatës së vaksinuar nuk ishte popullsia reale e vendit, por ata mbi 18 vjeç. Ndërkohë, sipas standardeve që përllogaritet përqindja e vaksinimit edhe në vendet e tjera të rajonit apo të BE-së, merret si referencë për të nxjerrë përqindjen numri total i popullatës së vendit. Dhe diferenca është se në Shqipëri nuk është vaksinuar 36% e popullatës me dy doza, por vetëm 28%.

Etiketa: marreveshjaParlamentPfizerVaksinat

Lajme të lidhura

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të
Breaking Views

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët
Breaking Views

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26
Para
Të hënën përsëri në protestë, qytetarët lënë 4 kërkesa për qeverinë

Të hënën përsëri në protestë, qytetarët lënë 4 kërkesa për qeverinë

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com