GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha dhe Rama në Slloveni, Berisha: Pengu dhe pengmarrësi janë bashkë

18:48 - 06/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha dhe Rama në Slloveni, Berisha: Pengu dhe pengmarrësi janë bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të aksionit “Foltorja”. Sali Berisha u shpreh se misioni i lëvizjes së tij është për të shpëtuar pluralizmin politik dhe vetë Partinë Demokratike.

“Jemi thirrur në një mision të ri, në një mision të madh, në misionin për të shpëtuar pluralizmin politik, të demokracisë dhe Partisë Demokratike. Historia është histori, por pluralizmin politik e themeluam ne. Ajo ditë që themeluam PD, është dhe dita e themelimit të pluralizmit politik në Shqipëri. Për herë të parë shqiptarët votuan të lirë kur votoi Partia Demokratike. Pra PD solli votën e lirë. Sot ku jemi? Pas 30 vitesh kemi një qeveri më e korruptuara, më anti-shqiptarja, qeveri e rekordeve më të zeza që nga diktatura e Enver Hoxhës e deri më sot. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë qytetarët më keq të paguar të këtij rajoni, ndërkohë që 8 vite më parë po kjo statistikë tregonte se ata ishin më të mirëpaguar” -u shpreh Berisha. 

Ai gjithashtu tha se Shqipëria nuk preket nga rritja globale e çmimit të gazit, pasi përdorimi i tij në vendin tonë është i limituar. Ndërsa 98% e energjisë prodhohet nga burimet ujore. 

“Në qoftë se kriza e gazit kap një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, si do të na kap ne që 98% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm, ky vetëm bën thirrje që lëvizni çmimet, rrisni çmimet se po rritet çmimi i gazit ndërkohë që këtu gazi përdoret për gatim dhe tek tuk dimrit për ngrohje. është kriza që kërkon të induktojë në çdo familje shqiptare. Ky vend sot ka rezervën më të çmuar në hidrike, kaskadën e Drinit, ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht me 296 m. Kaskada ishte plot dhe si rezervë strategjike kaskada gjithnjë ruhet për vjeshtë. Në verë gjen më lehtë energji dhe blen. Por çfarë ka bërë zotëria me ndrikull grykësinë, ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Gjer sot janë prodhuar energji 7.2 miliardë kilovat. Janë konsumuar 6, 1.2 miliardë kilovat janë eksportuar dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës” – deklaroi Berisha. 

Qytetari drejtuar Berishës: “Kemi lënë shtëpitë tona pa bukë e kemi shkuar në çadër”

Qytetarët e Gjirokastrës i kanë uruar mirëseardhjen ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa më pas kanë folur rreth situatës në të cilën është aktualisht Partia Demokratike.

Njëri prej qytetarëve i drejtohet ish-kryeministrit duke i treguar sakrificat që ka bërë për këtë parti e duke i treguar se shpresa e vetme është pikërisht Berisha.

“Mirë se erdhe në Gjirokastër Berisha, kemi lënë shtëpitë tona pa bukë dhe kemi shkuar në çadër. Ne jemi me ju, sepse jemi për vlerat demokratike. Presim shumë nga ju,pasi ju jeni shpresa e vetme e demokracisë. I bëj thirrje bashkëdemokratëve të mi”.

Basha dhe Rama në Slloveni, Berisha: Pengu dhe pengmarrësi janë bashkë

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në Gjirokastër mbrëmjen e sotme për të zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës. Berisha theksoi edhe njëherë se kreu i opozitës Lulzim Basha është i kapur nga Edi Rama dhe këtë po e tregon dita ditës.

Ai tregoi një fragment ku tha ndërsa vinte sot në Gjorokastër lexoi se ‘Lulzim Basha dhe Rama në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër’, ndërsa shtoi se kjo vërteton se pengu dhe pengmarrësi janë bashkë, ndërsa ai vjen si njeri i lirë.

“Kur po vija sot në Gjirokastër po lexoja: Lulzim Basha dhe Rama në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër. Por ata janë pengu dhe pengmarrësi ndërsa unë vij këtu si njeri i lirë” – deklaroi Berisha.

Vizita e Ramës ishte në kudër të Samitit të Sllovenisë, ndërsa Basha ishte në Samitin e Partive Popullore Europiane me Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: foltorjaGjirokasterPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, i riu qëllon mbi fëmijët, 4 të plagosur (Video)

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, i riu qëllon mbi fëmijët, 4 të plagosur (Video)

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com