Fshati Çellopek në Komunë e Bërvenicës, mund të quhet pa hezitim, është vendi ku ka më shumë gra shqiptare. Pra burrat atje kanë zgjedhur të marrin nuse nga Shqipërisë. 70 vajza, kryesisht nga veriu i Shqipërisë, kanë zgjedhur ta kalojnë jetën me maqedonas.
Në një intervistë për “Report Tv”, ata tregojnë se janë njohur me mblesëri dhe një pjesë e grave shqiptare kanë arritur të përshtaten e të krijojnë familje. Ndërsa ka edhe nga ato që janë detyruar t’i nënshtrohen fatit të tyre, i cili u ka shkuar jo siç u ishte premtuar.
Por vetë burrat maqedonas thonë se kanë zgjedhur të marrin grua nga Shqipëria për shkak se ato janë më punëtore dhe më të respektuara ndaj familjes. “Burrat maqedonas, do të të kallëzoj të drejtën, duan të martohen me të Shqipërisë. Ata duhet të rrijnë te shtëpia, ajo gruaja do të punojë. Ai mendon se e marr gruan nga Shqipëria unë dhe jam rehat, do të jetoj mirë edhe do të rri. Por nuk është ashtu. Kanë marrë gra këta, ka pak pengesa. E marrin edhe për dashuri, se ajo vjen për dashuri me burrin, por ka disa burra që vuajnë pak nga probleme. Ja si i kam duart unë nga puna, duke punuar, pa punë nuk ka”, tha një nga banorët që është martuar më një grua shqiptare.
Më tej ai tregon se, ka edhe shumë raste kur martesat kundrejt një pagese kanë shkua me probleme sipas tij, dhe shumë nuse shqiptare nuk trajtohen ashtu sikundër ai trajton bashkëshorten e tij.
“Kanë marrë gruan nga Shqipëria me lekë. E paguajnë. 2 000 euro do të marrë gruan, por kanë shkuar dhe më pas kanë ikur”, tha ai.
Fëmijët ende nuk e kanë dyshtetësinë, por Tërpçe thotë se do ta realizojë sa më shpejt. Emigrimi sezonal për një jetë më të mirë nuk i ka lënë kohën e duhur që të merret me dokumentacionet.
Bërvënica nuk është fshati i vetëm në Maqedoninë e Veriut, ku nuset shqiptare kanë vendosur të martohen me shtetas maqedonas, një tjetër fshat është edhe Kërçova, Blaca, Tenova etj. Largohemi nga Bërvenica me shpresën se kur të rikthehemi, do të mund të risjellin histori gjithnjë e më pozitive, e ku gratë shqiptare dhe të çdo etnie të mund të kenë më shumë të drejta.