GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Diaspora na mëson” platforma që do t’u vijë në ndihmë fermerëve shqiptarë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Diaspora na mëson” platforma që do t’u vijë në ndihmë fermerëve shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Angazhimi i diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”. Ky është projekti i ndërmarrë nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare për të bërë të mundur transferimin eficient të njohurive në bujqësi të diasporës shqiptare, drejt sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme bujqësore në Shqipëri.

Ky projekt synon që t’u vijë në ndihmë fermerëve shqiptarë. Por, sa të informuar janë këta të fundit për platformën “Diaspora na mëson”?

Gijotina në një hulumtim të bërë në faqen zyrtare të https://diasporanameson.al/ ka vërejtur se 38 fermerë janë përfituesit nga 115 që kanë marrë pjesë në trajnime (katër).

Sipas fermerëve, ndihma që kanë marrë nga ky projekt, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, ka qenë më se i vlefshëm.

Në vijim, fermeri nga qyteti i Vorës tregon sesi, pasi kishte vendosur të mbillte shegë, përpara se të merrej me kultivimin e tyre i ishte drejtuar platformës “Diaspora na mëson”.

Krijimi i një platforme të tillë, i dukej një ide mjaft e mirë, që u vjen në ndihmë të gjithë atyre fermerëve që duan të investojnë në bujqësi.

Në fakt, përgjatë vitit 2020, eksportet e prodhimeve bujqësore kanë pasur rritje të ndjeshme, tendencë që ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT) në muajin janar 2021, eksporti i zarzavateve dhe frutave u rrit me 102% në raport me një vit më parë. Në janar 2021, eksportet totale të këtij grupi arritën vlerën e 451 milionë lekëve nga 203 milionë lekë që ishin në janar 2020.

Zakonisht muaji janar është i dobët në eksportin e prodhimeve bujqësore, pasi përfundon prodhimi sezonal.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare bën me dije se projekti është realizuar me mbështetjen e Shoqatës së Kultivuesve italianë (AIC) dhe mbështetur financiarisht nga IOM Albania.

Synimi i këtij projekti është angazhimi i diasporës në transferimin e njohurive bujqësore te fermerët shqiptarë.

Sipas këtij projekti, fermerët mund të marrin informacion nga faqja zyrtare thjesht duke pyetur ekspertin e fushës.

Objekti parësor i zbatimit të projektit janë sipërmarrjet anëtare të Dhomës së Biznesit të Diasporës që zhvillojnë aktivitetin në bujqësi dhe në industrinë përpunuese të zonave rurale të Kavajës, Durrësit dhe Përmetit.

Po në kushtet e pandemisë?

Sipas Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, gjatë pandemisë, projekti i ndërmarrë ka qenë prezent për çdo fermer që dëshiron të marrë informacionet e nevojshme për të krijuar plantacionet e veta në prodhimin e shegëve, hudhrës, ullirit dhe teknologjitë e përpunimit të tij deri edhe te përpunimi i mishit etj.

Agjencia merret dhe me organizimin e workshop-eve, të cilat në kushtet e pandemisë zhvillohen online dhe mund të ndiqen nga të gjithë.

Sipas të dhënave paraprake, në tremujorin e parë të vitit 2020, vlera e shtuar bruto e formuar nga sektori i bujqësisë u rrit me 0.7%, dhe në tremujorin e dytë u tkurr me 2.1%.

Nga një analizë e thjeshtë, kjo do të thotë se sektori i bujqësisë mbetet më pak i prekur nga kriza e pandemisë Covid-19 sesa sektorët e tjerë të ekonomisë.

Etiketa: bujqesiDhoma e BiznesitDiasporaekonomifermereplatforme

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Meta niset drejt Sllovenisë për 10-vjetorin e Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

Meta niset drejt Sllovenisë për 10-vjetorin e Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

TË FUNDIT

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres
Breaking Views

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi këtë të mërkurë vizitën e saj në Tiranë, ku u takua...

Lexo më shumë
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com