GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Operacionet e shpëtimit në Siri, Rama nderon me “Yllin e Medaljes” Gjeneral Abbas Ibrahimin

12:03 - 08/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacionet e shpëtimit në Siri, Rama nderon me “Yllin e Medaljes” Gjeneral Abbas Ibrahimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjeneral Major Abbas Ibrahim është nderuar me “Yllin e Madh të Medaljes”, nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij në shpëtimin e fëmijëve dhe grave nga kampet e luftës në Siri.

“Sot jemi ktu për të nderuar një mik të ditëve të vështira, i cili na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maja, heroi është ai që ka si për qëllim që ta bëjë botë një vend më të mirë për të gjithë. Nuk ka përshkrim më të mirë për gjeneralin, dua ta falenderoj për ardhjen e tij, se sa fjalët e poetes”, tha Rama.

Kryeministri rikujoi operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi në Al-Hol, duke thënë se ishte pikërisht gjenerali Ibrahim, ai i cili e shpëtoi dhe bëri të mundur që ai të sillej në Shqipëri. Përpos Alvinit, gjenerali ka shpëtuar dhe fëmijë e gra të tjerë shqiptarë që ndodheshin në kampet e ferrit në Siri.

“Besoj se ju kujtohet operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u bë simbol i solidaritetit dhe i thirrjeve të mijëra qytetarëve për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses nga Gjenerali. Po ashtu dhe shpëtimi i fëmijëve të tjerë, sot ai vijon përpjekjet për të nxjerrë pengun e fundit nga ai ferr. Operacione njëri më i vështirë se tjetri, me problematika komplekse që shfaqen të terren, nga grupet e rrezikshme në ato territore e deri te komplikacionet e pandemisë. Sot, Alvin Berisha, Amali, Emeli, Hatixhe Rasha marrin frymë lirisht në atdheun e tyre, falë dikujt që u bë për ta një prind i panjohur në distancë, se më shumë se një prind që për fat keq në rastin e tyre ishte shkaktari i ccuarjes në atë ferr, nuk u dorëzua deri në fund, deri kur i përcolli në derën e avionit,” tha Rama.

Nga ana tjetër, Gjeneral Ibrahimi, foli për ndihmën e dhënë në shpëtimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi i Sirisë, ku rrëfeu vështirësitë e negociatave me kurdët, që kanë nën kontroll disa prej kampeve.

“Profeti Muhamed kur shpëton një shpirt, një njeri, shpëton njerëzimin. Jam i nderuar që jam këtu sot, është nder që të marr pjesë në këtë ceremoni. Shqipëria ka vuajtur nga katastrofa e terrorizmit në botë, ka paguar një çmim të lartë në këto vitet e fundit, ku gra dhe fëmijë shkuan drejt një rruge e fati të panjohur. Kryeministri ka bërë përpjekje të pandalshme për shpëtimin e fëmijëve nga Siria, ashtu siç tha dhe ai bisedimet nuk kanë qenë të lehta, përkon dhe me frikën dhe me ankthin e familjeve. Përpjekjet patën sukses në kthimin e grave dhe fëmijëve, është një ditë lirie për të gjithë ne”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, tha se nuk do t’i kursejë përpjekjet për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht që i kanoset stafit në drejtorinë e sigurisë.

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Masat e reja anti-Covid, 460 persona hynë në Shqipëri nga Muriqani

Në kërkim ndërkombëtar, i riu britanik arrestohet në Muriqan

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com